​Trump gazetares afgane: Nuk kuptoj asnjë fjalë që thua

Amerika

​Trump gazetares afgane: Nuk kuptoj asnjë fjalë që thua

Më: 5 shkurt 2025 Në ora: 17:21
Donald Trump

Presidenti i SHBA-së Donald Trump i tha një gazetareje afgane se ai nuk e kuptonte pyetjen e saj.

Gazetarja Nazira Karimi e pyeti Trump gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu nëse kishte ndonjë plan për afganët.

"Kam pak vështirësi të të kuptoj. Nga je?" ia ktheu Trump, ndërsa Karimi tha se ishte nga Afganistani.

"Paç fat. Jetoni në paqe. Në fakt, është një zë i bukur dhe një theks i bukur. Problemi i vetëm është se nuk kuptoj asnjë fjalë të vetme që po thoni. Por unë do të them vetëm këtë: Fat i mirë, jetoni në paqe”, ia ktheu Trump.

Gjatë së njëjtës konferencë, Trump deklaroi se SHBA do të merr përsipër Rripin e Gazës së shkatërruar nga lufta dhe do ta zhvillojnë ekonomikisht pasi palestinezët të zhvendoseshin diku tjetër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat