Guterres i reagon planit të Trumpit për Gazën: Nuk duhet ta përkeqësojmë problemin

Amerika

Guterres i reagon planit të Trumpit për Gazën: Nuk duhet ta përkeqësojmë problemin

Më: 6 shkurt 2025 Në ora: 06:07
Antonio Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka reaguar ndaj planit të presidentit amerikan Donald Trump që ShBA-ja të marrë kontrollin e Gazës, duke thënë se është “jetike t’i qëndrojmë besnik themelit të ligjit ndërkombëtar” dhe “thelbësore për të shmangur çdo formë spastrimi etnik”.

Ai kështu u deklarua në seancën hapëse të këtij viti të Komitetit për Ushtrimin e të Drejtave të Pamohueshme të Popullit Palestinez. Guterres paralajmëroi “në kërkimin e zgjidhjeve, ne nuk duhet ta përkeqësojmë problemin”.

Ai theksoi gjithashtu nevojën për të vazhduar shtytjen për një armëpushim të përhershëm dhe lirimin e të gjithë pengjeve pa vonesë. Ai tha se realizimi i të drejtës së palestinezëve “për të jetuar thjesht si qenie njerëzore në tokën e tyre” është larg nga arritja.

“Ne kemi parë një çnjerëzim dhe demonizim rrëqethës, sistematik të një populli të tërë,” u tha ai delegatëve në takimin e OKB-së në Nju Jork.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat