Trudeau paralajmëron: Trump nuk po bën shaka, ai dëshiron ta aneksojë Kanadanë

Amerika

Trudeau paralajmëron: Trump nuk po bën shaka, ai dëshiron ta aneksojë Kanadanë

Më: 8 shkurt 2025 Në ora: 10:08
Justin Trudeau

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau tha në një samit ekonomik të premten se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është serioz në synimin për të aneksuar Kanadanë me qëllim që të ketë qasje në burimet e saj natyrore, ndërsa qeveria deklaroi se sovraniteti i vendit është i padiskutueshëm.

Trudeau thirri një takim me liderë biznesi dhe sindikatash për të koordinuar përgjigjen ndaj kërcënimit të afërt të Trumpit për vendosjen e një tarife prej 25 për qind për të gjithë importin kanadez, gjë që mund të paralizojë ekonominë kanadeze.

Në deklaratat e bëra pas dyerve të mbyllura, Trudeau u tha një grupi drejtuesish se për Trumpin “aneksimi i Kanadasë” është “një gjë e vërtetë”, sipas raporteve të disa mediave kanadeze.

“Propozoj që administrata e Trumpit jo vetëm që është e vetëdijshme për sasinë e mineraleve kritike që kemi, por kjo mund të jetë edhe arsyeja pse ata vazhdimisht flasin për mundësinë e përthithjes sonë dhe shndërrimit në shtetin e 51-të”, tha ai.

Komentet, të bëra pasi mediat kishin lënë sallën, u dëgjuan përmes altoparlantëve jashtë dhomës dhe u regjistruan nga Toronto Star dhe transmetuesi publik CBC.

“Ata janë shumë të vetëdijshëm për burimet tona, për atë që kemi, dhe duan shumë të përfitojnë prej tyre. Por, Trump mendon se një nga mënyrat më të lehta për ta arritur këtë është përthithja e vendit tonë. Dhe kjo është e vërtetë”, deklaroi ai.

Trumpi disa herë është tallur me sovranitetin e Kanadasë që kur fitoi zgjedhjet në muajin nëntor, shkruan cnn.

Ai rregullisht e quan Kanadanë “shteti i 51-të” dhe e nënvlerëson Trudeaun duke e quajtur “guvernator” në vend të kryeministrit.

Trumpi gjithashtu e ka përshkruar tregtinë dypalëshe miliarda dollarëshe ditore si një subvencion amerikan dhe ka pretenduar, pa prova, se Kanadaja nuk do të ishte një “shtet i qëndrueshëm” pa SHBA-në.

Tarifat ishte planifikuar të hynin në fuqi të martën, por presidenti amerikan i dha Kanadasë një shtyrje prej 30 ditësh për negociata të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat