Të paktën 41 persona kanë vdekur në një aksident me një autobus në jug të Meksikës, ka thënë qeveria në shtetin e Tabaskos.
Imazhet tregojnë se autobusi u dogj plotësisht pasi u përfshi nga flakët pas përplasjes që ndodhi në orët e para të mëngjesit të së shtunës pranë qytetit të vogël të Escárcega.
Operatori i autobusit Tour’s Acosta tha se 48 pasagjerë ishin në bordin e automjetit – i cili po udhëtonte nga Kankun në Tabasko – kur u përplas me një “rimorkio”.
Tour’s Acosta shtoi se ishte “thellësisht keq për atë që ndodhi” dhe tha se po punonte me autoritetet për të zbuluar shkakun, duke shtuar se autobusi kishte udhëtuar brenda kufijve të shpejtësisë, raporton BBC.