Emisar për misionet e veçanta të SHBA-së në botë, Richard Grenell ka kritikuar dy media amerikane se janë të mbushura me aktivistë të ekstremit të majtë.
Grenell ka shkruar në X, se Radio Evropa e Lirë dhe Zëri i Amerikës janë media të paguara nga taksapaguesit amerikanë.
“Është media shtetërore. Këto media janë të mbushura me aktivistë të ekstremit të majtë.
Unë kam punuar me këta gazetarë për dekada. Është një relike e së shkuarës. Ne nuk kemi nevojë për media të paguara nga qeveria”, ka shkruar ai.