Cilat vende mund të preken nga tarifat amerikane të aluminit?

Amerika

Cilat vende mund të preken nga tarifat amerikane të aluminit?

Më: 10 shkurt 2025 Në ora: 19:30
Ilustrim

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar planet për të vendosur tarifa 25 për qind për të gjitha importet e çelikut dhe aluminit, dhe ai pritet të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv për këtë më vonë sot.

Nga të gjitha vendet që furnizojnë me alumin në SHBA, Kanadaja jep shumë më tepër – rreth dhjetë herë më shumë se vendi në vendin e dytë, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), sipas shifrave nga Departamenti i Tregtisë i SHBA.

Dhe për shkak se Kanadaja furnizon më shumë se gjysmën e importeve të aluminit të SHBA-së, është gjithashtu vendi që do të goditet më rëndë nga një tarifë prej 25 për qind.

Në anën tjetër, Bashkimi Evropian tha se nuk kishin marrë asnjë njoftim zyrtar për tarifat e reja.

Javën e kaluar Trump dhe presidentja meksikane Claudia Sheinbaum arritën një marrëveshje ku tarifat 25 për qind për importet nga vendi do të ndërpriteshin për 30 ditë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat