Rrëzohet një aeroplan në Arizona

Amerika

Rrëzohet një aeroplan në Arizona

Më: 11 shkurt 2025 Në ora: 00:15
Ilustrim

Një pistë është mbyllur në aeroportin Scottsdale, Arizona dhe ekuipazhet e emergjencës janë në vendngjarje pas rrëzimit të një aeroplani.

Zyrtarët e aeroportit Scottsdale në Arizona, SHBA – konfirmuan se incidenti ndodhi rreth orës 14:30 të hënën, transmeton Telegrafi.

“Një aksident ka ndodhur me mbërritjen në pistën 21”, u tha nga aeroporti.

“Zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje për të vlerësuar situatën. Pista e Scottsdale është aktualisht e mbyllur”, theksuan ndër tjera nga aeroporti.

Zyrtarët nuk kanë konfirmuar ndonjë të lënduar apo nuk kanë dhënë detaje për shkakun e përplasjes.

Imazhet e shpërndara në mediat sociale tregojnë dy aeroplanë të prishur në pistë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat