Presidenti Trump mbështet akuzat e Vance ndaj Evropës

Amerika

Presidenti Trump mbështet akuzat e Vance ndaj Evropës

Më: 15 shkurt 2025 Në ora: 10:47
Presidenti amerikan, Donald Trump, mbështet kritikat që bëri Vance drejt Evropës në fjalimin e tij në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Presidenti amerikan Donald Trump i mbrojti akuzat e bëra nga zëvendëspresidenti J.D. Vance se liria se shprehjes nc Evropë është në rrezik. "Ata në Evropë po e humbasin të drejtën e tyre të mrekullueshme për lirinë e fjalës," tha Trump në një takim me gazetarë.

Trump: Problem me emigracionin

Trump tha se e kishte ndjekur fjalimin e Vance për lirinë e shprehjes në Evropë. "Unë mendoj se mendimi i tij është i drejtë”, shtoi Trump. Evropa ka gjithashtu "një problem të madh me imigracionin".

Në fjalimin e tij në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Vance tha se, sipas tij, liria e shprehjes në Evropë është duke u kufizuar. Si provë për këtë ai përmendi ndër të tjera dënimin e një emigranti irakian për djegien e disa kopjeve të Kuranit në Suedi si dhe anulimin e zgjedhjeve presidenciale në Rumani për shkak të akuzave për ndërhyrje nga ana e Rusisë.

Kritika nga politikanët gjermanë

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, i hodhën poshtë komentete zëvendëspresidentit amerikan JD Vance në Konferencën e Sigurisë së Mynihut në lidhje me mungesën e demokracisë dhe fjalës së lirë në Evropë.

Kancelari Scholz shkroi në platformën X: "Unë i kundërshtoj shprehimisht ato që tha zëvendëspresidenti i SHBA-së Vance në Konferencën e Sigurisë së Mynihut."

Kurse Pistorius e akuzoi Vance-in se ka një përfytyrim të shtrembëruar për demokracinë./DW

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat