​8 të vdekur nga përmbytjet në Kentucky

Amerika

​8 të vdekur nga përmbytjet në Kentucky

Më: 16 shkurt 2025 Në ora: 21:12
Pamje nga vendi i ngjarjes

Të paktën tetë persona, përfshirë një fëmijë, kanë vdekur si pasojë e përmbytjeve gjatë fundjavës, tha sot guvernatori i shtetit federal amerikan Kentucky, Andy Beshear.

Ai në një konferencë shtypi tha se evakuimet po vazhdojnë pasi moti i ashpër do të vazhdojë gjatë gjithë ditës.

“Një mënyrë që mund të na ndihmoni për t'u siguruar që të kemi sa më pak viktima është të mos dalim në rrugë. Ju lutemi të jeni të kujdesshëm nëse duhet të udhëtoni," paralajmëroi ai, duke shtuar se ka më shumë se 300 mbyllje të rrugëve.

Përmbytjet e mëdha kanë lënë rreth 40 mijë njerëz pa energji elektrike dhe pa ujë të pijshëm.

Reshjet e dendura të shiut sot po vazhdojnë në lindje të SHBA-së, duke shkaktuar përmbytje, mbyllje të rrugëve në pjesë të shteteve tjera Tenesi, Virxhinia Perëndimore dhe Karolina e Veriut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat