SHBA, moti i acartë në disa pjesë të vendit

Amerika

SHBA, moti i acartë në disa pjesë të vendit

Më: 17 shkurt 2025 Në ora: 21:04
Veturat e përmbytura gjatë vërshimeve në Luisvill, Kentaki, më 16 shkurt, 2025/AP

Luisvill, Kentaki – Moti i ashpër kaploi tjera të Shteteve të Bashkuara të hënën pasi që stuhitë dimërore përfshin pjesën lindore gjatë fundjavës, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 10 personave, në mesin e tyre edhe 9 viktimat e vërshimeve Kentaki, që u shkaktuan nga shiu.

Shërbimi Kombëtar Meteorologjik paralajmëroi për “një të ftoftë të rrezikshëm” të martën, me temperatura që parashihen të bien deri në - 51 gradë Celsius në Montana, të shoqëruara me erëra të forta.

Meteorologët thonë se disa shtete do të përjetojnë stuhinë e dhjetë dhe më të ftohtën për këtë stinë, që po vjen nga drejtimi i Arktikut.

Në Kentaki, Guvernatori Andy Beshear njoftoi të dielën se numri i të vdekurve kishte arritur në 9.

Ai tha se të paktën 1 mijë persona, të ngujuar nga vërshimet, ishin shpëtuar. Presidenti Donald Trump miratoi kërkesën e Kentakit për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe autorizoi Agjencinë Federale për Menaxhimin e Situatave të bashkërendojë përpjekjet për të ofruar ndihmë në këtë shtet.

Guvernatori Beshear tha se shumica e viktimave e kishin pësuar kur makinat e tyre ishin bllokuar nga niveli i lartë i ujit. Në mesin e viktimave ishte një nënë me fëmijën e saj 7 vjeç.

Në Alabama, stuhia kishte shkatërruar disa shtëpi mobile, drunjtë dhe kishte dëmtuar përçuesit e energjisë elektrike, por nuk kishte viktima në njerëz.

Në Atlantë, një person humbi jetën pasi një dru i madh ra mbi shtëpinë e tij të dielën në mëngjes, sipas autoriteteve.

Në Dakotën e Veriut, erërat e ftohta dhe temperaturat e ulëta pritet të zbresin deri në - 50 gradë Celsius, ndërkohë që ky shtet mbetet nën “paralajmërimin për acar”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat