​Fox News zbulon detajet e planit Rusi-SHBA

Amerika

​Fox News zbulon detajet e planit Rusi-SHBA

Më: 18 shkurt 2025 Në ora: 16:07
Foto ilustrim

Pas negociatave në Arabinë Saudite, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë propozuar një plan me tre faza për paqen në Ukrainë, i cili përfshin, ndër të tjera, mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, raportoi gazetarja e Fox News, Jacqui Heinrich.

“Propozimi i paqes me tri faza mes SHBA-së dhe Rusisë do të çojë në zgjedhje të reja në Ukrainë”, ka shkruar Heinrich në rrjetin social X, duke cituar burime në qarqet diplomatike.

"Burime të shumta diplomatike të huaja i thanë Fox se SHBA dhe Rusia e konsiderojnë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në Ukrainë një kusht kyç për suksesin e procesit të zgjidhjes së konfliktit. Ky informacion me siguri do të shkaktojë polemika, duke qenë se Rusia nuk po zhvillon zgjedhje reale, ndërsa ukrainasit kundërshtojnë mundësinë e instalimit të një presidenti pro-rus, kukull", shkroi ajo.

Siç thuhet, një burim amerikan i njohur me negociatat e zbuti këtë pretendim, duke thënë se "çështja e zgjedhjeve po diskutohet vetëm në mënyrë informale" dhe se "mund të bëhet pjesë e negociatave të ardhshme, por jo sot".

Ukraina kundërshton pretendimin se popullariteti i Zelensky është shumë i ulët për të fituar rizgjedhjen, edhe pa ndërhyrjen ruse, duke përmendur si provë vendimin e tij për të mos nënshkruar asgjë në Munih.

Sipas Heinrich, disa burime të huaja diplomatike kanë paraqitur interpretimin e palës ukrainase.

"Putin vlerëson se probabiliteti për të zgjedhur një president kukull është mjaft i lartë dhe është i bindur se çdo kandidat tjetër përveç presidentit aktual të Ukrainës do të jetë më fleksibël dhe i gatshëm për të negociuar dhe për të bërë lëshime. Nga ana tjetër, Trump është i gatshëm të pranojë çdo rezultat zgjedhor, duke përfshirë mundësinë e zgjedhjes së një lideri pro-rus, kukull.”

Kujtojmë, Rusia e ka quajtur vazhdimisht presidentin Volodymyr Zelensky jo legjitim, pasi zgjedhjet në Ukrainë u anuluan në mars 2024 për shkak të agresionit ushtarak rus. Më herët, mediat amerikane, duke cituar burime të paidentifikuara, raportuan se një takim midis Vladimir Putin dhe Donald Trump mund të zhvillohet në Arabinë Saudite në fillim të javës së ardhshme, por pala ruse e mohoi këtë informacion.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat