Ministrja e Jashtëm e Kanadasë, Melanie Joly ka thënë se Ukraina ka nevojë për garanci “të fuqishme” sigurie si pjesë e çdo marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës.
Ajo gjithashtu u shpreh se Ukraina duhet të jetë në tavolinën e bisedimeve, raporton Sky News.
Joly u shpreh edhe se është e rëndësishme që Kanadaja, SHBA-ja dhe Evropa të ofrojnë garanci sigurie për Ukrainën.
“Ne nuk do të dëshironim të ishim në një situatë ku në thelb ka një armëpushim, ka një paqe jo të qëndrueshme dhe forcat ruse të largohen nga territori ukrainas, të riorganizohen dhe të ripushtojnë Ukrainën”, ka shtuar ajo.