​Mijëra kanadezë nënshkruajnë peticionin për t'i hequr shtetësinë Elon Musk

Amerika

​Mijëra kanadezë nënshkruajnë peticionin për t'i hequr shtetësinë Elon Musk

Më: 23 shkurt 2025 Në ora: 08:15
Elon Musk

Një numër në rritje kanadezësh po mbështesin një peticion që i kërkon kryeministrit Justin Trudeau t'i heqë shtetësinë kanadeze sipërmarrësit miliarder, Elon Musk.

Peticioni i nisur nga banorja e British Columbia Qualia Reed dhe i sponsorizuar nga deputeti i Partisë së Re Demokratike (NDP), Charlie Angus, argumentoi se Musk është angazhuar në aktivitete që shkojnë kundër interesit kombëtar të Kanadasë.

Duke vënë në dukje se Musk, "ka përdorur pasurinë dhe fuqinë e tij për të ndikuar në zgjedhjet tona", peticioni pretendonte se Musk është "një anëtar i një qeverie të huaj që po përpiqet të fshijë sovranitetin kanadez.

“Ne, të nënshkruarit, qytetarët e Kanadasë, i bëjmë thirrje kryeministrit që t'i heqë statusin e dyshtetësisë së Elon Musk dhe t'i heqë menjëherë pasaportën kanadeze”, thuhet në deklaratë.

Musk, i lindur në Afrikën e Jugut, u bë kanadez përmes nënës së tij, e cila lindi në Saskatchewan, raporton AA.

Më shumë se 52,100 kanadezë kanë nënshkruar peticionin online që do të prezantohet në Dhomën e Komunave pasi të mbyllet më 20 qershor.

Nuk ka asnjë tregues nëse qeveria do të shqyrtojë heqjen e shtetësisë së Musk.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat