​Rritja e çmimeve të vezëve po godet furrat e Amerikës

Amerika

​Rritja e çmimeve të vezëve po godet furrat e Amerikës

Më: 24 shkurt 2025 Në ora: 14:33
Foto ilustrim

Çmimet e vezëve janë rritur ndjeshëm në Amerikë, dhe kjo ka prekur edhe Bread Furst, një furrë në Uashington, DC. Scott Auslander, menaxher i përgjithshëm i furrës, tha për CNN se furnizuesit e tij nuk dinë kur do të ulen çmimet e vezëve, ose nëse do të ulen ndonjëherë.

Bread Furst përdor rreth 150 vezë në ditë dhe tani po paguan më shumë se dyfishin e çmimit të vitit të kaluar.

Për këtë arsye, ata rritën çmimet për të gjitha produktet në menu që përmbajnë vezë, duke përfshirë sanduiçin e njohur si " sanduiçi i pa rregullt me vezë", i cili tani kushton një dollar më shumë.

Çmimet e vezëve janë në rritje pas shpërthimit të gripit të zogjve, që çoi në asgjësimin e dhjetëra milionë pulave vitin e kaluar, duke detyruar shumë furra amerikane të rrisin çmimet për të përballuar krizën e vezëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat