Trump - Zelensky shkëmbime të ashpra gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë

Amerika

Trump - Zelensky shkëmbime të ashpra gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë

Më: 28 shkurt 2025 Në ora: 19:51 Përditësuar në ora: 23:53 më 28.02.2025
Presidenti Zelensky, Presidenti Trump

Si e “përzuri” Trump Zelenskyn?

Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelneksy u përfshinë në përplasje në takimin që patën në Shtëpinë e Bardhë.

Pas kësaj përplasjeje, presidenti Donald Trump mblodhi një grup këshilltarësh të tij në Zyrën Ovale, raporton CNN.

Ai diskutoi me zëvendëspresidentin JD Vance, sekretarin e Shtetit Marco Rubio, dhe këshilltarë të tjerë, duke e akuzuar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky për mosfalënderimin e ndihmave të SHBA-së, thuhet në një raportim të CNN bazuar në deklaratat e një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë.

Ky moment çoi në vendimin që “Volodymyr Zelensky nuk është për negociata”.

Trump udhëzoi Rubion dhe këshilltarin për siguri, Mike Waltz, t'i përcjellin Zelenskyt mesazhin: "Është koha të largoheni."

Ndërkohë, delegacioni ukrainas qëndroi në një dhomë të ndarë, siç është zakon për liderët që vizitojnë Shtëpinë e Bardhë.

Sipas raportimeve, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se ukrainasit kërkuan të vazhdojnë bisedimet, por amerikanët ishin të prerë dhe Zelensky u largua pa shoqërim.

Zelensky largohet nga Shtëpia e Bardhë, Trump thotë se "mund të kthehet kur të jetë gati për paqe"

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është larguar prej Shtëpisë së Bardhë, pas një diskutimi të ashpër me presidentin amerikan, Donald Trump.

Zelensky i ka kërkuar Trumpit të jetë më i kujdesshëm me Rusinë, ndërsa Trump e ka akuzuar se nuk është duke treguar respekt, dhe si rezultat është tensionuar situata.

Dy liderët janë takuar në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, dhe më pas ishte planifikuar që të nënshkruanin një marrëveshje që do t'iu jepte qasje Shteteve të Bashkuara në industrinë e mineraleve të Ukrainës.

Një konferencë e planifikuar për media, veçse është anuluar.

Image
Zelensky duke u larguar nga Shtëpia e Bardhë.

Reagimet pas takimit

Trump ka thënë përmes një postimi në rrjetin social, Truth Social se “presidenti Zelensky nuk është gati për paqe, nëse në të përfshihet Amerika, sepse ai beson se përfshirja jonë i jep atij një avantazh të madh në negociata”.

“Nuk dua avantazh, dua PAQE. Ai nuk i ka respektuar Shtetet e Bashkuara në Zyrën Ovale. Mund të kthehet kur të jetë gati për paqe”, ka thënë mes tjerash Trump.

Zelensky, në anën tjetër, e ka falënderuar Amerikën për mbështetjen dhe për vizitën.

“Faleminderit presidentit, Kongresit dhe popullit amerikan. Ukraina ka nevojë për paqe afatgjatë dhe jemi duke punuar për këtë”, ka thënë ai përmes një postimi në X – dikur Twitter.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka falënderuar Trumpin përmes një postimi në X, duke thënë se ai e ka mbrojtur Amerikën “në një mënyrë që asnjë president nuk ka pasur kurajë ta mbrojë më parë”.

“Faleminderit që e vendosët Amerikën të parën, Amerika është me juve”, ka thënë mes tjerash ai.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë për mediat nga Portugalia se “agresorja është Rusia”.

“Mendoj që kemi pasur të drejtë kur i kemi ndihmuar Ukrainës dhe kur e kemi sanksionuar Rusinë tre vjet më parë, dhe do të vazhdojmë të bëjmë ashtu”, ka thënë ai për mediat.

Çfarë ndodhi?

Zelensky e ka sfiduar hapur Trumpin për qasjen, siç ka thënë ai, të butë ndaj presidentit rus, Vladimir Putin.

Zelensky i ka hedhur poshtë pretendimet e Trumpit se qytetet ukrainase janë kthyer në gërmadha pas tre vjetëve të luftës. Trump, në anën tjetër, ka thënë se Putin dëshiron të arrijë një marrëveshje.

“Nuk jeni duke u treguar falënderues. Nuk është gjë e mirë”, ka thënë Trump, i cili ka marrëdhënie të vështirë me Zelenskyn, prej kur ky i fundit është zgjedhur president më 2019.

“Në këtë situatë do të jetë shumë e vështirë që të bëjmë biznes”, ka shtuar ai.

“Jeni duke luajtur bixhoz me jetët e miliona njerëzve”, ka thënë Trump.

“Jeni duke luajtur bixhoz me Luftën e Tretë Botërore, dhe kjo që po bëni është shumë pa respekt ndaj shteti që ju ka mbështetur shumë më shumë sesa njerëzit e thonë”.

Në një situatë të pazakonshme, Trump dhe Zelensky e kanë ndërprerë njëri-tjetrin dhe presidenti amerikan i ka thënë homologut të tij, “shteti juaj është në telashe të mëdha. Nuk jeni duke fituar… keni mundësi të dilni prej kësaj situate me ndihmën tonë, sepse ju nuk i keni kartat në duart”.

 

Nënpresidenti amerikan, JD Vance është përfshirë në diskutime, dhe i ka thënë Zelenskyt se nuk është e hijshme që të mbajë këtë qëndrim në Shtëpinë e Bardhë.

“Njerëzit janë duke vdekur, jeni duke mbetur pa ushtarë”, i ka thënë Trump Zelenskyt, teksa diskutimi ka degjeneruar me ngritje të zërit.

Trump i ka thënë Zelenskyt se ai, ose duhet të arrijë një marrëveshje, ose SHBA-ja tërhiqet.

Zelensky i ka bërë thirrje Trumpit të mos bëjë “kompromise me një vrasës” duke iu referuar liderit rus.

Para këtij shkëmbimi, Zelensky u ka thënë gazetarëve brenda Shtëpisë së Bardhë se shpreson që marrëveshja për minerale do të jetë një hap përpara për Ukrainën dhe që dëshiron të diskutojë më në hollësi me Trumpin se çfarë mund të bëjë SHBA-ja për vendin e tij.

Trump ka thënë se marrëveshja do të jetë “shumë e drejtë” dhe që armëpushimi në luftën e Rusisë kundër Ukrainës është “afër”. Presidenti amerikan ka thënë se Ukraina do të duhet të bëjë kompromise.

Takimi është zhvilluar më pak se 10 ditë pasi Trump e ka quajtur Zelenskyn diktator dhe ka sugjeruar gabimisht se Ukraina e ka nisur konfliktin, që tashmë ka hyrë në vitin e katërt.

Megjithatë, dy liderët janë zmbrapsur nga lufta e fjalëve, teksa janë përgatitur për t’u takuar ballë për ballë

Shkëmbime të ashpra Trump-Zelensky, përfundon para kohe takimi në Shtëpinë e Bardhë

Shkëmbimet e ashpra mes Presidenti Donald Trump dhe Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskiy u bënë shkak për anulimin e një konference të përbashkët për shtyp të dy udhëheqësve si dhe tërheqjen e projekt-marrëveshjeje mbi mineralet, mbi të cilët palët kishin rënë dakord pak ditë më parë.

Presidenti Zelenskiy u largua nga Shtëpia e Bardhë pas debatit të nxehtë, ku Presidenti Trump e akuzoi presidentin ukrainas për mungesë respekti ndaj Shteteve të Bashkuara, ndërsa ky i fundit sfidoi udhëheqësin amerikan për zbutje të qëndrimit ndaj Presidentit rus Putin.

Pas takimit, në një postim në median sociale, Presidenti Trump shkruajti se “kam arritur në përfundimin që Presidenti Zelenskyy nuk është gati për paqe nëse përfshihet Amerika, sepse ai mendon se përfshirja jonë i jep atij një avantazh më të madh në negociata. Unë nuk dua avantazhe, dua paqe. Ai ofendoi Shtetet e Bashkuara në Zyrën Ovale. Ai mund të vij përsëri kur të jetë gati për paqe”, shkruante Presidenti Trump.

Image

Vizita e zotit Zelensky në Uashington erdhi mes përpjekjesh për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Palët pritej të nënshkruanin dhe projekt-marrëveshjen për mineralet e cila do t’i jepte një qasje të gjerë Shteteve të Bashkuara tek pasuritë minerale të Ukrainës.

Por ngjarjet morën një tjetër rrjedhë kur dy presidentët u përplasën në mënyrë të vazhdueshme në komentet e tyre në zyrën ovale ndërsa Presidenti Zelensky i kërkoi Presidentit Trump të jetë i kujdesshëm me Rusinë, ndërsa zoti Trump e paralajmëroi atë me tërheqje të mbështetjes amerikane.

Po kështu Presidenti Zelensky e sfidoi hapur zotin Trump për zbutje të qëndrimit ndaj Presidentit rus Vladimir Putin.

Ai kundërshtoi argumentet e zotit Trump se qytetet ukrainase janë kthyer në rrënoja nga lufta tre vjeçare. Presidenti Trump theksoi se udhëheqësi rus Putin dëshiron të bëjë një marrëveshje.

Por Presidenti Zelensky i tha zotit Trump se zotimet për paqe të Presidentit rus Vladimir Putin nuk mund t’u besohet, duke renditur rastet kur udhëheqësi rus ka dalë nga fjala. Presidenti Trump tha se Putini nuk i ka shkelur marrëveshjet me të.

“Duhet të jesh më mirënjohës”, “po luan bixhoz me Luftën e Tretë Botërore”, i tha Presidenti amerikan homolugn të tij Zelensky.

 

Zoti Trump e kritikoi presidentin ukrainas, pasi Nënpresidenti JD Vance, njëri prej zërave më skeptik të administratës ndaj Ukrainës, i tha zoti Zelensky se po tregonte mungesë respekti, duke debatuar me presidentin amerikan në Zyren Ovale para mediave amerikane.

“A ke thënë të paktën një herë ‘faleminderit’?!, e pyeti Nënpresidenti Vance zotin Zelensky.

Presidenti Donald Trump i tha Presidentit Zelensky se ose duhej të bënte një marrëveshje, ose Shtetet e Bashkuara nuk do të vazhdonin ta mbështesnin më tej.

Presidenti Zelensky i kërkoi homologut amerikan Trump që të “mos bënte kompromise me një vrasës”, duke iu referuar udhëheqësit rus.

Image

Presidenti Zelensky, i cili mori armatime me vlerë prej miliarda dollarësh dhe mbështetje morale amerikane nga administrata Biden për luftën kundër Rusisë, po përballet me një qëndrim krejtësisht të ndryshëm nga administrata Trump.

Presidenti amerikan dëshiron përfundimin e shpejtë të luftës trevjeçare, përmirësimin e lidhjeve me Rusinë dhe të rikuperimin e parave të shpenzuara për të mbështetur Ukrainën.

Zelensky largohet nga Shtëpia e Bardhë, pas përplasjes me Trumpin

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është larguar prej Shtëpisë së Bardhë, pas një diskutimi të ashpër me presidentin amerikan, Donald Trump.

Zelensky i ka kërkuar Trumpit të jetë më i kujdesshëm me Rusinë, ndërsa Trump e ka akuzuar se nuk është duke treguar respekt, dhe si rezultat është tensionuar situata.

Dy liderët janë takuar në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, dhe ishte planifikuar që të nënshkruanin një marrëveshje që do t'iu jepte qasje Shteteve të Bashkuara në industrinë e mineraleve të Ukrainës.

Një konferencë e planifikuar për media, veçse është anuluar.

Image

 

Trump ka thënë përmes një postimi në rrjetin social, Social Truth se “presidenti Zelensky nuk është gati për paqe, nëse në të përfshihet Amerika, sepse ai beson se përfshirja jonë i jep atij një avantazh të madh në negociata”.

“Nuk dua avantazh, dua PAQE. Ai nuk i ka respektuar Shtetet e Bashkuara në Zyrën Ovale. Mund të kthehet kur të jetë gati për paqe”, ka thënë mes tjerash Trump.

Çfarë ndodhi?

Zelensky e ka sfiduar hapur Trumpin për qasjen, siç ka thënë ai, të butë ndaj presidentit rus, Vladimir Putin.

Zelensky i ka hedhur poshtë pretendimet e Trumpit se qytetet ukrainase janë kthyer në gërmadha pas tre vjetëve të luftës. Trump, në anën tjetër, ka thënë se Putin dëshiron të arrijë një marrëveshje.

“Nuk jeni duke u treguar falënderues. Nuk është gjë e mirë”, ka thënë Trump, i cili ka marrëdhënie të vështirë me Zelenskyn, prej kur ky i fundit është zgjedhur president më 2019.

“Në këtë situatë do të jetë shumë e vështirë që të bëjmë biznes”, ka shtuar ai.

“Jeni duke luajtur bixhoz me jetët e miliona njerëzve”, ka thënë Trump.

“Jeni duke luajtur bixhoz me Luftën e Tretë Botërore, dhe kjo që po bëni është shumë pa respekt ndaj shteti që ju ka mbështetur shumë më shumë sesa njerëzit e thonë”.

Në një situatë të pazakonshme, Trump dhe Zelensky e kanë ndërprerë njëri-tjetrin dhe presidenti amerikan i ka thënë homologut të tij, “shteti juaj është në telashe të mëdha. Nuk jeni duke fituar… keni mundësi të dilni prej kësaj situate me ndihmën tonë, sepse ju nuk i keni kartat në duart”.

 

 

Nënpresidenti amerikan, JD Vance është përfshirë në diskutime, dhe i ka thënë Zelenskyt se nuk është e hijshme që të mbajë këtë qëndrim në Shtëpinë e Bardhë. “Njerëzit janë duke vdekur, jeni duke mbetur pa ushtarë”, i ka thënë Trump Zelenskyt, teksa diskutimi ka degjeneruar me ngritje të zërit.

Trump i ka thënë Zelenskyt se ai, ose duhet të arrijë një marrëveshje, ose SHBA-ja tërhiqet. Zelensky i ka bërë thirrje Trumpit të mos bëjë “kompromise me një vrasës” duke iu referuar liderit rus.

Para këtij shkëmbimi, Zelensky u ka thënë gazetarëve brenda Shtëpisë së Bardhë se shpreson që marrëveshja për minerale do të jetë një hap përpara për Ukrainën dhe që dëshiron të diskutojë më në hollësi me Trumpin se çfarë mund të bëjë SHBA-ja për vendin e tij. Trump ka thënë se marrëveshja do të jetë “shumë e drejtë” dhe që armëpushimi në luftën e Rusisë kundër Ukrainës është “afër”. Presidenti amerikan ka thënë se Ukraina do të duhet të bëjë kompromise.

Zelensky i ka treguar Trumpit fotografi të mizorive ruse dhe ka thënë se “nuk duhet të ketë kompromise me një vrasës të shtetit tonë”.

Takimi është zhvilluar më pak se 10 ditë pasi Trump e ka quajtur Zelenskyn diktator dhe ka sugjeruar gabimisht se Ukraina e ka nisur konfliktin, që tashmë ka hyrë në vitin e katërt. Megjithatë, dy liderët janë zmbrapsur nga lufta e fjalëve, teksa janë përgatitur për t’u takuar ballë për ballë.

Zelensky largohet nga Shtëpia e Bardhë, pas përplasjes me Trumpin

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është larguar prej Shtëpisë së Bardhë, pas një diskutimi të ashpër me presidentin amerikan, Donald Trump.

Zelensky i ka kërkuar Trumpit të jetë më i kujdesshëm me Rusinë, ndërsa Trump e ka akuzuar se nuk është duke treguar respekt, dhe si rezultat është tensionuar situata.

Dy liderët janë takuar në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, dhe ishte planifikuar që të nënshkruanin një marrëveshje që do t'iu jepte qasje Shteteve të Bashkuara në industrinë e mineraleve të Ukrainës.

Një konferencë e planifikuar për media, veçse është anuluar.

Trump ka thënë përmes një postimi në rrjetin social, Social Truth se “presidenti Zelensky nuk është gati për paqe, nëse në të përfshihet Amerika, sepse ai beson se përfshirja jonë i jep atij një avantazh të madh në negociata”.

“Nuk dua avantazh, dua PAQE. Ai nuk i ka respektuar Shtetet e Bashkuara në Zyrën Ovale. Mund të kthehet kur të jetë gati për paqe”, ka thënë mes tjerash Trump.

Çfarë ndodhi?

Zelensky e ka sfiduar hapur Trumpin për qasjen, siç ka thënë ai, të butë ndaj presidentit rus, Vladimir Putin.

Zelensky i ka hedhur poshtë pretendimet e Trumpit se qytetet ukrainase janë kthyer në gërmadha pas tre vjetëve të luftës. Trump, në anën tjetër, ka thënë se Putin dëshiron të arrijë një marrëveshje.

“Nuk jeni duke u treguar falënderues. Nuk është gjë e mirë”, ka thënë Trump, i cili ka marrëdhënie të vështirë me Zelenskyn, prej kur ky i fundit është zgjedhur president më 2019.

“Në këtë situatë do të jetë shumë e vështirë që të bëjmë biznes”, ka shtuar ai.

“Jeni duke luajtur bixhoz me jetët e miliona njerëzve”, ka thënë Trump.

“Jeni duke luajtur bixhoz me Luftën e Tretë Botërore, dhe kjo që po bëni është shumë pa respekt ndaj shteti që ju ka mbështetur shumë më shumë sesa njerëzit e thonë”.

Në një situatë të pazakonshme, Trump dhe Zelensky e kanë ndërprerë njëri-tjetrin dhe presidenti amerikan i ka thënë homologut të tij, “shteti juaj është në telashe të mëdha. Nuk jeni duke fituar… keni mundësi të dilni prej kësaj situate me ndihmën tonë, sepse ju nuk i keni kartat në duart”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat