Zelensky reagon pas takimit me Trumpin

Amerika

Zelensky reagon pas takimit me Trumpin

Më: 28 shkurt 2025 Në ora: 20:58
Pamje nga takimi

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka falënderuar Shtetet e Bashkuara, presidentin Trump dhe Kongresin pas takimit të tensionuar në Shtëpinë e Bardhë dhe dështimit për të nënshkruar një marrëveshje për mineralet e rralla.

Ai në një postim në rrjetin social “X” pas përfundimit të vizitës në Shtëpinë e Bardhë ka shkruar:

"Faleminderit, Amerikë, faleminderit për mbështetjen tuaj, faleminderit për këtë vizitë.

Faleminderit Presidentit, Kongresit dhe popullit amerikan. Ukraina ka nevojë për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, dhe kjo është ajo për të cilën ne po punojmë".

Ndërkohë, mediat botërore shkruajnë se Zelensky u përzu nga Shtëpia e Bardhë dhe u akuzua për mungesë respekti ndaj presidentit Trump.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat