Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelneksy u përfshinë në përplasje në takimin që patën në Shtëpinë e Bardhë.
Pas kësaj përplasjeje, presidenti Donald Trump mblodhi një grup këshilltarësh të tij në Zyrën Ovale, raporton CNN.
Ai diskutoi me zëvendëspresidentin JD Vance, sekretarin e Shtetit Marco Rubio, dhe këshilltarë të tjerë, duke e akuzuar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky për mosfalënderimin e ndihmave të SHBA-së, thuhet në një raportim të CNN bazuar në deklaratat e një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë.
Ky moment çoi në vendimin që “Volodymyr Zelensky nuk është për negociata”.
Trump udhëzoi Rubion dhe këshilltarin për siguri, Mike Waltz, t'i përcjellin Zelenskyt mesazhin: "Është koha të largoheni."
Ndërkohë, delegacioni ukrainas qëndroi në një dhomë të ndarë, siç është zakon për liderët që vizitojnë Shtëpinë e Bardhë.
Sipas raportimeve, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se ukrainasit kërkuan të vazhdojnë bisedimet, por amerikanët ishin të prerë dhe Zelensky u largua pa shoqërim.