Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka deklaruar se populli amerikan është i lodhur duke mbështetur Ukrainën.
“Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky refuzon të njohë realitetin praktik të kësaj lufte. Kjo ka vazhduar me vite, bashkatdhetarët e tij po vdesin dhe njerëzit që kanë financuar këtë përpjekje – populli amerikan – janë të lodhur duke paguar këtë faturë,” u tha Leavitt gazetarëve jashtë Shtëpisë së Bardhë.
Zelensky, shton ajo, e gjen veten në një situatë shumë të ndryshme tani sesa në vitin 2022, kur filloi lufta në Ukrainë.
“Kartat nuk janë në favor të tij. Ato janë në favor të Presidentit Trump,” thotë ajo, duke shtuar se Trump ka prioritete të ndryshme nga administrata e kaluar amerikane dhe dëshiron t’i japë fund luftës.
“Nuk duket se Zelensky e dëshironende një gjë të tillë”, thotë ajo.