Emisari amerikan për misione të veçanta Richard Grenell, tha se Zëri i Amerikës është një mjet i financuar nga taksapaguesit amerikanë për të nxitur politikat e SHBA.
“Presidenti i Shteteve të Bashkuara është Donald Trump dhe politikat e tij u votuan nga populli amerikan.
Nëse punonjësit e Zërit të Amerikës nuk mund të shtyjnë politikën zyrtare të SHBA-së, atëherë ata duhet të pushohen nga puna.
Ata nuk janë gazetarë të pavarur - ata janë punonjës të qeverisë amerikane të financuar nga taksapaguesit.
Nëse ata nuk mund të shtyjnë politikën zyrtare, atëherë ata duhet të gjejnë punë diku tjetër. Kjo nuk është e vështirë", ka shkruar ai në 'X.