Takimi i kabinetit të Trump/ Nervozohet Elon Musk, debaton ashpër me Marco Rubion! Çfarë ndodhi në zyrë

Amerika

Takimi i kabinetit të Trump/ Nervozohet Elon Musk, debaton ashpër me Marco Rubion! Çfarë ndodhi në zyrë

Më: 8 mars 2025 Në ora: 11:42
Marco Rubio, Elon Musk

Takimi i kabinetit të Donald Trump duket se nuk ka shkuar siç duhet, pasi Elon Musk dhe sekretari i Shtetit, Marco Rubio, kanë debatuar ashpër.

“New York Times” raporton se Musk e ka akuzuar hapur Rubion për mungesë agresiviteti në shkurtimin e stafit të Departamentit të Shtetit, duke e tallur se e vetmja shkarkesë që kishte bërë ishte një punonjës nga vetë ekipi i tij për “Efiçiencën e Qeverisë”.

I irrituar nga kjo ndërhyrje, Rubio thuhet se i ka rikujtuar manjatit të teknologjisë se kishte bërë mbi 1,500 largime përmes dorëheqjeve.

Musk ka reaguar fill pas argumenteve të Rubios, duke e quajtur atë thjesht “të mirë në televizion”, por jo në postin që ka.

Gjatë gjithë kësaj kohe, Trump ka qëndruar spektator, e më pas ka ndërhyrë për ta mbrojtur Rubion. Në të njëjtën kohë, ai e siguroi Musk-un se misioni i tij për të “pastruar qeverinë” do të vazhdonte, por tani me më shumë rafinim dhe koordinim.

Në fund të takimit, presidenti amerikan shpalli një linjë të re: ministrat do të marrin vendimet, ndërsa ekipi i Muskut do të ketë vetëm rol këshillues.

Ky ishte sinjali i parë i qartë se presidenti është i gatshëm të vërë disa kufij mbi ndikimin e Muskut në administratë, pavarësisht kontributit të tij të madh financiar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat