Tarifat amerikane dhe ndikimi tek bizneset në Meksikë

Amerika

Tarifat amerikane dhe ndikimi tek bizneset në Meksikë

Më: 8 mars 2025 Në ora: 16:44
Foto ilustrim

Njoftimi nga Presidenti Donald Trump për vendosjen e tarifave prej 25 % ndaj importeve Meksikës ka krijuar pasiguri për bizneset në këtë vend. Sic raporton korrespodentja e Zërit të Amerikës, Veronica Villafane ekspertët thonë se tarifat do të ndikojnë në fuqinë blerëse të familjeve që jetojnë përgjatë kufirit. Të enjten pas një telefonate mes dy presidentëve, Uashingtoni përzulloi përkohësisht hyrjen në fuqi të tarifave ndaj Meksikës.

Meksika është partneri kryesor tregtar i Shteteve të Bashkuara. Në vitin 2024, ajo eksportoi pothuajse 506 miliardë dollarë mallra, me tre sektorët kryesorë: të automobilave, elektronikës dhe në bujqësi.

Këtë të martë disa orë pasi presidenti amerikan njoftoi se do të hynin në fuqi tarifat presidentja meksikane Claudia Sheinbaum tha se do të mbronte interesat e vendit të saj.

“Ne kemi vendosur të përgjigjemi me tarifa dhe masa të tjera, të cilat do t’i shpallë të dielën e ardhshme”, deklaroi ajo.

Tarifat prej 25% të vendosura nga SHBA mund të rezultojë në humbje eksporti për Meksikën dhe një dëm nga 26 deri në 42 miliardë dollarë, sipas një studimi nga qendra “Wilson”.

Ekonomia meksikane do të shembet. Do të ishte shkatërruese për ekonominë e familjeve meksikane”, thotë Ricardo Anaya, Ligjvënës në Meksikë.

Të mërkurën, Shtëpia e Bardhë njoftoi se do të përjashtonte sektorin e automobilave nga tarifat. Më pas, ditën e enjte pas një telefonate mes dy presidentëve, Uashingtoni ndaloi tarifat për mallrat e tjera që përputhen me Marrëveshjen SHBA-Meksikë-Kanadë, të negociuar gjatë mandatit të parë të zotit Trump.

Presidenti Trump e njoftoi vendimin në mediat sociale, ndërsa presidentja mekskane tha se biseda mes tyre ishe zhvilluar me respekt dhe rreth interesit të përbashkët.

“Pyesnin si do të vazhdojmë të bashkëpunojmë për diçka që dëmton popullin e Meksikës? Dhe ne arritëm këtë marrëveshje nga e cila vërtet përfitojnë të dy kombet”, deklaroi ajo.

Pavarësisht një ndalimi të përkohshëm të tarifave, drejtuesit e biznesit meksikanë mbeten të shqetësuar për mundësinë e një lufte me tarifa.

Pasiguria e bën të vështirë për bizneset të planifikojnë, thotë Carlos Jaramillo, president i Këshillit Koordinues të Biznesit në Tijuana.

“Realiteti është se ne nuk duhet domosdoshmërisht të flasim për Kinën, por duhet të marrim parasysh tregjet e tjera. Ne nuk mund të mbetemi kaq shumë të varur nga Shtetet e Bashkuara”, thotë Carlos Jaramillo, nga Këshilli Koordinues i Biznesit në Tijuana.

Shqetësimet janë veçanërisht të mprehta në qytetet kufitare të Meksikës.

Bizneset që importojnë materiale dhe të tjerat që eksportojnë produkte në SHBA, janë një nga shtyllat kryesore të ekonomive lokale.

Tarifat jo vetëm që do të dëmtonin rëndë zinxhirin e furnizimit, por edhe jetesën e fuqisë punëtore, paralajmëron eksperti i prodhimit Ricardo Melgoza.

Kjo do të rriste papunësinë këtu në Meksikë. Padyshim që inflacioni do të na godasë sepse banorët gjithashtu blejnë shumë produkte amerikane”, thotë Ricardo Melgoza, ekspert ekonomie.

Sipas ekspertëve tarifat do të ndikojnë në fuqinë blerëse të familjeve që jetojnë përgjatë kufirit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat