Shërbimi Sekret qëllon një burrë të armatosur në afërsi të Shtëpisë së Bardhë

Amerika

Shërbimi Sekret qëllon një burrë të armatosur në afërsi të Shtëpisë së Bardhë

Më: 9 mars 2025 Në ora: 14:28
Foto ilustrim

Shërbimi Sekret ka qëlluar një burrë të armatosur në afërsi të Shtëpisë së Bardhë, është bërë e ditur nga kjo agjenci.

Incidenti ka ndodhur pak pas mesnatës, pas një “konfrontimi të armatosur” me forcat e rendit, u tha ndër tjera nga kjo agjenci.

Konfrontimi ka ndodhur në afërsi të rrugëve 17 dhe F që gjendet vetëm pesë minuta larg ecje nga Shtëpia e Bardhë.

Policia lokale njoftoi se personi që u qëllua kishte udhëtuar në Uashington DC nga Indiana, kurse Shërbimi Sekret gjeti veturën e tij dhe gjeti personin që i përshtatej përshkrimit të policisë që thuhej se përbënte kërcënim.

“Derisa policët iu afruan, ai shkrepi armën e zjarrit dhe aty ndodhi një konfrontim i armatosur – ku janë shkrepur plumba edhe nga personeli ynë”, u tha nga Shërbimit Sekret në një kumtesë të postuar në X nga zëdhënësi Anthony Guiglielmi.

I dyshuari është dërguar në spital, ndërsa për gjendjen e tij shëndetësore nuk dihet akoma asgjë.

Në kumtesën e Shërbimit Sekret thuhet se nuk ka të lënduar në mesin e anëtarëve të kësaj agjenci dhe se po zhvillohen hetimet.

Donald Trump raportohet se nuk ishte në Shtëpinë e Bardhë në momentin e incidentit – pasi ishte për vizitë në shtëpinë e tij e tij në Florida në Mar-a-Lago. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat