Kartëmonedha e parë në SHBA, para 163 vitesh

Amerika

Kartëmonedha e parë në SHBA, para 163 vitesh

Më: 10 mars 2025 Në ora: 07:37
Foto ilustrim

Qeveria e Shteteve të Bashkuara më 10 mars të vitit 1862, nxori në qarkullim kartëmonedhën për herë të parë. Deri atëherë, njësia monetare amerikane ishte tradicionalisht vetëm në formën e monedhave prej ari dhe argjendi, vlera e të cilave varej nga pesha e tyre.

Kongresi votoi të vinte në qarkullim kartëmonedhën për të mbuluar koston e madhe të Luftës Civile. Kartëmonedhat që u nxorën në qarkullim në atë kohë ishin të vlerave 5, 10 dhe 20 dollarë.

Qeveria deklaroi se paratë prej letre mund të përdoreshin për të shlyer të gjitha borxhet, shtetërore dhe private.

Emri zyrtar i parasë prej letre ishte kartëmonedhë e ligjshme, mirëpo amerikanët i quanin kartëmonedhat "letra të gjelbra", pasi ato ishin shtypur me bojë të gjelbër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat