Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka folur me gazetarët në aeroplanin e tij ushtarak, rrugës për bisedimet në Jeddah të Arabisë Saudite.
Ai është pyetur për përplasjen e jashtëzakonshme të Zyrës Ovale mes Donald Trump dhe Volodomyr Zelensky.
“Epo nuk ishte ashtu siç duhej të shkonte”, tha ai.
“Ne patëm këto biseda me ata që erdhën. Ne u shpjeguam atyre qëndrimin tonë. Ne donim shumë të kishim negociata. Ne u ndjemë, u ndjeva, unë në fakt isha i tronditur pasi po ndodhte, sepse shkoi krejtësisht e kundërta e gjithçkaje për të cilën kishim folur para kohe”, shtoi Rubio.
“Nuk mund ta besoja atë që po shihja. Isha si – kjo nuk mund të jetë e vërtetë, por ishte. Por ne duhet të vazhdojmë përpara”, theksoi ndër tjera Sekretari amerikan i Shtetit.