​Grenlanda shkon në zgjedhje, me fokus te Donald Trump dhe pavarësia

Amerika

​Grenlanda shkon në zgjedhje, me fokus te Donald Trump dhe pavarësia

Më: 11 mars 2025 Në ora: 14:29
Foto nga vendi i ngjarjes

Banorët e Grenlandës po votojnë në një zgjedhje që në vitet e kaluara ka tërhequr pak vëmendje ndërkombëtare, por që mund të jetë vendimtare për të ardhmen e territorit arktik. Interesi i përsëritur i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të blerë Grenlandën e ka vënë atë në qendër të vëmendjes dhe ka ushqyer debatet mbi marrëdhëniet e ishullit me Danimarkën, raporton BBC.

Grenlanda është nën kontrollin e Danimarkës për rreth 300 vjet, duke pasur autonomi të brendshme, por politikën e jashtme dhe mbrojtjen e vendos Kopenhagën.

Tashmë, pesë nga gjashtë partitë në fletën e votimit mbështesin pavarësinë e Grenlandës, duke u dalluar vetëm për shpejtësinë e realizimit të saj.

Interesi i SHBA-së ka nxitur thirrje për shpalljen e pavarësisë, me shumë debate që përqendrohen në "kur", jo "nëse", do të fillojë ky proces. Ndërkohë, partia Naleraq kërkon të nisë menjëherë procesin e shkëputjes nga Danimarka dhe të ketë marrëdhënie më të ngushta me SHBA-në. Në anën tjetër, partia Demokraatit mendon se është ende herët për të kërkuar pavarësinë, duke theksuar se ekonomia duhet të forcohet më shumë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat