Trump kërcënon të rrisë tarifat për makinat që vijnë nga Kanadaja

Amerika

Trump kërcënon të rrisë tarifat për makinat që vijnë nga Kanadaja

Më: 11 mars 2025 Në ora: 16:59
Donald Trump

Në postimin e tij të gjatë në rrjetet sociale, presidenti i ShBA-së, Donald Trump, kërcënoi se do të rrisë tarifat për makinat që vijnë nga Kanadaja.

Ai theksoi se do të rrisë “në mënyrë thelbësore” tarifat më 2 prill, përveç nëse Kanadaja heq “tarifat e saj të jashtëzakonshme dhe afatgjatë” ndaj ShBA-së.

Trumpi shtoi po ashtu se masa do të mbyllte “në thelb, përgjithmonë biznesin e prodhimit të automobilave” në vend.

“Ato makina mund të prodhohen lehtësisht në ShBA”, shtoi ai.

Javën e kaluar, Trumpi shtyu tarifat 25% për disa importe nga Kanadaja për një muaj mes frikës së pasojave ekonomike nga një luftë më e gjerë tregtare, raporton Skynews.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat