Kryeministri i ardhshëm kanadez: Tarifat në fuqi, derisa Trump të garantojë tregti të lirë e të ndershme

Amerika

Kryeministri i ardhshëm kanadez: Tarifat në fuqi, derisa Trump të garantojë tregti të lirë e të ndershme

Më: 11 mars 2025 Në ora: 19:35
Kryeministri i ardhshëm i Kanadasë Mark Carney

Kryeministri i ardhshëm i Kanadasë Mark Carney i ka quajtur tarifat e fundit të Donald Trump “një sulm ndaj punëtorëve, familjeve dhe bizneseve kanadeze”.

Në një postim në mediat sociale, Carney thotë se qeveria e tij do të “sigurojë që përgjigja jonë të ketë ndikim maksimal në SHBA dhe ndikim minimal këtu në Kanada”, ka raportuar BBC.

Kryeministri i ardhshëm i Kanadasë shton se qeveria kanadeze do të mbajë tarifat në fuqi derisa administrata Trump të bëjë “angazhime të besueshme për tregtinë e lirë dhe të ndershme”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat