Përpjekje në Kongres për miratimin e projektligjit për buxhetin

Amerika

Përpjekje në Kongres për miratimin e projektligjit për buxhetin

Më: 11 mars 2025 Në ora: 19:50
Mike Johnson

Republikanët do të votojnë sot një projekligj mbi buxhetin me synimin për të shmangur afatin kur skadon buxheti aktual, që është 14 marsi.

Një dështim i përpjekjeve në Kongres do të çonte në një mbyllje të pjesshme të agjencive qeveritare, duke filluar nga dita e shtunë.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson po përgatit kusht et për një votim sot, sa më shpejt të jetë e mundur, pavarësisht kundërshtisë së demokratëve.

Nëse miratohet projekligji do të siguronte financim të agjencive qeveritare deri në shtator. Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve thanë se projektligji do të shkurtojë 13 miliardë dollarë shpenzime që nuk lidhen me mbrojtën krahasuar me vitin buxhetor 2024 si dhe do të rrisë shpenzimet për mbrojtjen me 6 miliardë dollar.

Zoti Johnson tha se nëse projekligji nuk miratohet, demokratët do të jenë përgjegjës për të mbylljen e agjencive qeveritare.

Në një postim në median sociale Presidenti Donald Trump u bëri thirrje republikanëve “të qëndrojnë të bashkuar”.

Udhëheqësit demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve e kanë kundërshtuar ashpër projektligjit republikan. Ata thonë se ai do të lejonte administratën t’i transferonte fondet që duhet të përdoren për luftën kundër fentanilit në funksion të dëbimeve masive të emigrantëve.

Ndërkohë disa demokratë të Senatit janë duke pritur votimin në Dhomën e Përfaqësuesve përpara se të bëjnë të qartë qëndrimin e tyre.

Projekligjit duhet të miratohet në Senat përpara se Presidenti Trump ta nënshkruajë atë në ligj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat