Trump kërcënon BE-në me tarifa 200% për alkoolin, përfshirë verën dhe shampanjën

Amerika

Trump kërcënon BE-në me tarifa 200% për alkoolin, përfshirë verën dhe shampanjën

Më: 13 mars 2025 Në ora: 13:58
Donald Trump

Donald Trump ka paralajmëruar Bashkimin Evropian se do të vendosë një tarifë 200% për alkoolin e tij, përfshirë verën dhe shampanjën, nëse blloku vendos tarifa për uiski amerikan.

Presidenti amerikan përdori një postim në rrjetet sociale për të paralajmëruar BE-në, pasi kishte thwnw edhe më parë se blloku ishte krijuar për të përfituar nga Shtetet e Bashkuara.

Ai shkroi në një postim të Truth Social: “Bashkimi Evropian, një nga autoritetet më armiqësore dhe abuzive të taksave dhe tarifave në botë, i cili u formua me qëllimin e vetëm për të përfituar nga Shtetet e Bashkuara, sapo ka vendosur një tarifë të keqe prej 50% për uiskit.

Nëse kjo tarifë nuk hiqet menjëherë, SHBA-ja së shpejti do të vendosë një tarifë 200% për të gjitha VERËRAT, SAMPAJNË DHE PRODUKTET ALKOKOLIKE QË DALIN NGA FRANCA DHE VENDET E TJERA TË PËRFAQËSUARA TË BE-së.

Kjo do të jetë e mrekullueshme për bizneset e verës dhe shampanjës në SHBA,” shkruan ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat