Shtëpia e Bardhë tërhoqi emërimin e Dr. David Weldonit, ish ligjvënës nga Florida, për të udhëhequr Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
Komisioni i Senatit mbi Shëndetin njoftoi të enjten në mëngjes se do anulonte seancën e planifikuar për konfirmimin e zotit Weldon për shkak të vendimit të Shtëpisë së Bardhë.
Një zyrtar që ka njohuri mbi çështjen, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se Shtëpia e Bardhë e tërhoqi emërimin sepse u bë e qartë se zoti Weldon nuk kishte votat e nevojshme për konfirmim.
Zoti Weldon konsiderohet si person i afërt me Sekretarin e ri të Shëndetësisë Robert F. Kennedy Jr, i cili për vite ka qenë një nga aktivistët kryesorë të vendit kundër vaksinave.
Ish ligjvënësi nga Florida gjithashtu është kritik i njohur i vaksinave dhe CDC-së, që promovon vaksinat dhe analizon sa të sigurta janë ato.
Zoti Weldon bëhet kandidati i tretë i administratës Trump që tërhiqet para seancës së konfirmimit. Më parë, ish-ligjvënësi Matt Gaetz u tërhoq nga shqyrtimi për postin e prokurit të të përgjithshëm dhe Chad Chronister për kreun e agjencisë që lufton drogat./VOA