Organizata "Rrenjet Shqiptare " në Amerikë, me president Marko Kepin, vazhdojnë traditën e tyre të festës së 28 Nëntorit të cilët si gjithnjë sjellin atmosferën e flamurit kuq e zi në zemer të Nju Jorkut, ku sivjet kanë vendosur 500 flamuj 250 shqiptar dhe 250 flamuj amerikan.
Këto flamuj janë sponsorizuar nga familja Qoku (Belul Qoku & Alberim Qoku), dashamirës besnik e Organizatës "Albanian Roots".
Flamujt janë vendosur ne "Hylan Boulevard në Staten Island" me rastin e festave të nëntorit ! Së bashku në këtë organizim të bukur të flamujve. i janë bashkuar dhe dy shoqatat e mëdha si "Kraja" Presidenti Mirsad Kovaci, "Dibra" Presidenti Dashnor Miftari dhe "Ana e Malit" Presidenti Safet Lolla, si gjithnjë që japin kontributin e tyre të vyer për komunitetin shqiptar dhe gëzojnë një emër të mirë e të dashur për te gjitha aktivitetet e tyre që realizojnë nder vite.
Organizata 'Albanian Roots' vazhdon misionin e saj së bashku me anëtaret e bordit dhe të gjithë të rinjtë antarë të kësaj Shoqate si në rastin e Termetit ku ende dhe sot po ndërtohen shtëpitë e familjarëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore!
Shoqata 'Rrenjet Shqiptare' i urojnë të gjithë shqiptarëve: Gëzuar 28 dhe 29 Nentorin, festën e flamurit shqiptar, flamurit kuq e zi që valëvitet aq bukur dhe me krenari!
Faleminderit gjithë kontribuesve:
Vullnetaret:
Alberim Qoku
Meltin Molla
Xhemal Lanica
Jasin Gjokaj
Afrim Popi
Fitim Mujeziq
Albin Kovaci
Egzon Doda
Arber Mucaj
Elmir Berjashi
Agim Gjenashi
Zaim Gerdoci
![Image](/media/botasot.info/images/2020/November/27/850x636_IMG_53381606509576.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2020/November/27/auto_tempImageOosTBb_11606509767.jpg)