Një 23-vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen tragjikisht në një aksident automobilistik në New York, SHBA.
I riu është Eri Cakoni, i cili ka qenë duke shkuar në punë bashkë me një mikun e tij kur është aksidentuar.
I riu jetonte në Amerikë me familjen e tij, motren dhe nënën, të cilat tashmë janë të pikëlluara nga largimi tragjik i djalit të vetëm.
Pas kësaj ngjarje tragjike, familja kërkon që të sjellë trupin e të riut në Shqipëri.
Për këtë është krijuar një fondacion online ku çdokush mund të kontribuojë sa të mundet.