Më 12 Mars 1998, Liga Qytetare ndryshoi orientimin e një dëgjimi kongresional me të dërguarin për Ballkan të SHBA-ve Richard Gelbard nga fokusi në Bosnje tek Kosova.
Pas pyetjeve të parashtruara nga Shirley Cloyes, Gelbard u detyrua ta tërhiqte deklaratën e tij të mëparëshme që gabimisht portretizonte UÇK-në si një “organizatë terroriste.”
Kjo tërheqje krijoi një urragan lajmesh në mediat perëndimore dhe brenda natës përpjekja për ta kriminalizuar UÇK-në u ndalua dhe kosovarëve iu mundësua të armatoseshin për vetmbrojtje.
Pas këtij dëgjimi, Liga Qytetare mbajti një tubim në Capitol Hill në përkrahje të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës si një forcë mbrojtëse.
Shirley Cloyes DioGuardi - Këshilltare për Çështjet e Ballkanit
Joe DioGuardi - Presidenti