Botës i duhen burrështetas sikurse Presidenti i Amerikës, Woodrow Wilson, që përmes 14 pikave të tij për arritjen e paqes në Evropë, e pati shpëtuar Shqipërinë nga asgjësimi i hartës së botës si dhe të grabitjes së tokave shqiptare nga fqinjët tanë grabitqarë në Ballkan.
Bota është në krizë të thellë politike dhe ekonomike. Bota duhen shpëtuar nga klasa politike grabitqare, e korruptuar, e padijshme, që vlerat e demokracisë së njerëzimit po i shembin për qëllimet e tyre dhe vetëm për jetën e tyre.
Njerëzimi në këtë planet kurrë nuk ka qenë më në rrezik nga sharllatanët (term i F.Konicës) si dhe mungesa e burrshtetasve në ato vende ku vlojnë krizat politike dhe ekonomike.
Bota e parë nga afër, se si Amerikën e dridhi në themel presidenti Donald Trump me huqet dhe apetitet e tij jashtë kornizës demokratike dhe të Kushtetutës së Amerikës, e shijshme sipas tij karriga dhe sikur harroi se për këto katër vjet ishte president i shtetit më të avancuar me demokracinë si vlerë e amerikanëve të lirë dhe gardiani për liritë dhe të drejtat e popujve që luftojnë për liri dhe demokraci.
Amerika e shpëtoi Kosovën dhe Shqiparët nga shfarosja deri në substancë dhe deri në shkallën e gjenocit të regjimit të Serbisë fashiste të Sllobodan Millosheviqit.
Botës i duhen burrështetas si presidenti i Amerikës, Woodrow Wilson!