Organizata kombëtare "Lidhja e diasporës shqiptare për Maqedoni" SHBA/Evropë mbështet organizatën si motër "Shqiptarët e Bashkuar" në kërkesën e tyre për shkarkimin e Pandeli Majkos nga të gjitha detyrat politike në Shqipëri jo vetëm nga posti i ministrit të diasporës.
Ne si LDSHM tani më disa herrë kemi kërkuar bashkimin e mërgatës rreth një qëllimi, që mërgata të merr vendin që e meriton në vendlindje, e ajo është faktorizimi i saj në trojet tona me pjesëmarrje direket në jetën politike.
Për te mënjanuar një herë e përgjithmonë manipulimet e politikanëve të papërgjegjshëm që i kemi në të gjitha trojet tona, ne si LSHM kemi kërkuar me shkrim që ua kemi dërguar partive politike që marrin pjesë në qeverinë e Maqedonisë Veriore që të sillet një ligj ku mërgatës shqiptare t'i sigurohen 10 ulëse në parlament, kësisoj edhe në Shqipëri dhe Kosovë të veprohet, ndryshe ne nuk i njohim ministrat kukulla që na i imponojnë politikanët e papërgjegjshëm dhe partitë e tyre politike.
Mbështesim fuqishëm Organizatën Shqiptarët e Bashkuar për shkarkimin e ministrit kukull Pandeli Majko, sepse ky njeri nuk është faktor të na mëson a duhet të ndodh bashkimi jonë ose jo!
Kërkojmë mobilizimin e diasporës, të bashkohemi e t'i largojmë nga skena politike këta politikë bërës të papërgjegjshëm që kaq lirë veprojnë kundër interesave të kombit.
LDSHM SHBA/Evropë, 22.02.2021