Qeveria e re në Mal të Zi e lidhur ngushtë me Rusinë, po heshtë Driton Abazi(viq)?
Në një shkrim autorial, analisti i njohur Januzs Bugajski, shtron shqetësimin për faktin se,qeveria e re në Mal të Zi është e lidhur ngushtë me Rusinë dhe,sipas tij,është e nevojshme ndërhyrja amerikane në Ballkan.
Në qeverinë e re të këtij vendi,janë instaluar qarqet serbe të ndikimit të Serbisë, në plan të parë për të destabilizuar shtetin e Malit të Zi, me skenarët e njohur, që ky shtet të ketë fatin e shqiptarëve dhe të Kosovës.
Në këto relacione qeveritare të Podgoricës(pro-Ruse)dhe e ardhmja e brishtë e Ballkanit, shtron pyetjen imediate: Pse po heshtë anëtari i kësaj qeverie pro-Ruse, Driton Abazi(viq), që, në këto rrethana të reja nuk e thotë asnjë fjalë,madje për të shtruar kërkesën e tij dhe për shqiptarët në hapësirën etnike,në parandalimin e këtyre skenarëve Serbo-Ruse për shembjen e paqes në këtë pjesë të Evropës.
Driton Abazi(viq)mos heshtë në këtë kohë të nëntokës në Podgoricë, kur e kur, qeveria e re në Mal të Zi ka marrë udhën e djallit dhe për djallin e zi kah dyertë e popujve të Ballkanit dhe për të ardhmen e shembjes së vlerave të demokracisë dhe të paqes!
Rusia, larg duart nga Ballkani...!