Vlora Çitaku e ka përfunduar zyrtarisht detyrën e saj si Ambasadore e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kjo gjë u konfirmua nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.
“Ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku ka përfunduar me sukses mandatin e saj. Ne dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë më të sinqertë për shërbimin e saj dhe përfaqësimin e jashtëzakonshëm të Kosovës në Shtetet e Bashkuara”, thuhet tutje në njoftim.
Njoftimin e ministrisë e ka publikuar edhe Çitaku e cila ka thënë se ishte nder për të që të shërbente si Ambasadore e Kosovës në SHBA-së.
“Faleminderit nga zemra! Të shërbej si Ambasadore e Kosovës në SHBA ka qenë nderi i jetës sime”, ka shkruar Çitaku
Mirëpo, ajo “nuk mund” të largohej nga SHBA, ku shërbeu në diplomacy, për një dekadë, fillimisht sherbeu si Konsulle e Përgjithshme e Kosovës, në New York, dhe, së fundi si Ambasadore e R.K. në Washington, pa u takuar me miqt e shumtë, që bëri ajo në komunitetin shqiptar të Amerikës.
Shqiptaro-amerikani, Uk Lushi,veprimtari i njohur i komunitetit, nëpërmjet një fotografie postuar në llogarinë e tij, në rrjetin social Facebook, shkruan se ka takuar Ambasadoren Vlora Çitaku, në një takim në qytetin e New Yorkut.
Lushi, në shënimin e tij, shkruan se Gratë shqiptare sot janë në nivelin e grave të kombeve më të civilizuara, andaj thotë ai në Ditën Ndërkombëtare të Grave, për punën dhe përfaqësimin e saj, dua të falënderoj diplomaten tonë Vlora Çitaku.
Shqiptaro-amerikani, Uk Lushi,veprimtari i njohur i komunitetit, shkruan : “ Jo shumë shpesh kam takuar personalitete tonat me të cilët mund të debatosh, mospajtohesh pa rrezik hatërmbetjeje meskine, bashkëpunosh lehtësisht dhe flasish hapur e lirshëm si me Çitakun. Ndihem mirënjohës që e kam mike dhe uroj që pas kthimit të saj nga misioni në SHBA Vlora të vazhdojë të kontribojë për shtetin dhe shqiptarët në Prishtinë dhe kudo në Ballkan.”