The Women's Organization "Hope & Peace"( Organizata "Shpresë dhe Paqe")
Si mijra shqiptarë edhe Organizata e Gruas "Shpresë & Paqe" në SHBA, shpreh indinjatën e saj në lidhje me intervistën dashakeqe dhe intriguese të një gruaje, një nëne, një intelektualeje dhe kandidate për deputete të PS, e cila mbron me fanatizëm periudhën komuniste në Shqipëri dhe krimet e idhudhit të saj diktatorit Hoxha.
Nuk çuditemi aspak nga zonja Luljeta Bozo, pasi akoma nuk kemi parë e dëgjuar ndërgjegjësim të persekutorëve për krimet e tyre monstruoze ndaj popullsisë së pafajshme, burrave, grave dhe fëmijëve, por edhe sot në një kohë kur edhe bota e qytetëruar perëndimore Amerika, Gjermania etj, i kanë dënuar krimet e komunizimit dhe diktatorit Hoxha në Shqipëri duke e quajtur si diktaturën më të egër në Europë, kjo zonjë pa pikë ndrojtje mbron me largpamësi krimet dhe figurën e një diktatori.
Si Organizatë kërkojmë që zonja Luljeta Bozo të kërkojë falje publike për deklaratat e saj në mbrojtje të krimeve të komunizmit në Shqipëri dhe diktatorit Hoxha, si dhe kërkojmë nga Komisioni Zgjedhor dhe PS, që e ka shpallur kandidate, largimin e saj nga listat për deputete dhe politika shqiptare, pasi me deklaratat e saj kjo zonjë kërkon kthimin e diktaturës komuniste në vend!