Drenusha Krasniqi është student në vitin e katërt në fushën e Biokimisë në Earlham College, në Richmond Indiana, të shteteve të bashkuara të Amerikë.
Në vitin e fundit të studimeve Drenusha Krasniqi të studimeve Biokimisë në Earlham College , ku kolegji i saj i përzgjedhë studentët me arritjet më të larta të suksesit shkollor, dhe më pastaj ata vendosin se cilët prej studentëve të dalluar si Drenusha Krasniqi i takojnë disa shoqërive me nderime.
Për këtë sukses këtë motivimin të madh e kam gjetur tek mbështetja e familjes, andaj edhe çdo sukses timin ia dedikoj familjes”, tha ajo, duke treguar edhe për benefitet apo përparësitë që do t’ia sjell ky suksesi në të ardhmen.
Planet e mia për të ardhmen janë shumë premtuese.
Fillimisht jam duke punuar në rrugëtimin tim drejt përfundimit të studimeve në fushën e Biokimisë. Po ashtu, planifikoj që menjëherë të filloj studimet Po ashtu, jam duke punuar intensivisht të ndërtohem profesionalisht, andaj seminaret dhe workshopet e tematikave të ndryshme janë pjesë e rëndësishme e rrugëtimit tim e studimeve në fushën e Biokimisë. Si rezultat i arritjeve të larta, Drenusha tashmë është bërë pjesë e shoqërisë “Beta Kappa”, ku vetëm 10% e kolegjeve dhe universiteteve në Amerikë janë të akredituara për këtë shoqëri, kurse vetëm 10% e studentëve të atyre universiteteve
përzgjidhen.“Konsiderohet arritja më e lartë si student, pasi kjo është shoqëria më prestigjioze (e themeluar ne vitin 1776) në shoqërinë e nderit më të vjetër, më të madhe dhe më prestigjioze që njeh të arriturat akademike të studentëve, ku janë dhënë shumë mundësi ku një prej tyre është çmimi.Deri më tani askëkush nga Kosova nuk është pjesë e kësaj shoqërie sa kam dieni”, tha Drenusha. Ajo tregoi se ky anëtarësim vlen për tërë jetën dhe se pjesë e tij janë 17 presidentë amerikanë, 140+ fitues te Çmimit Nobel.
Ndërkaq, kriteret për përzgjedhje janë shumë të vështira, si p.sh. nota duhet të jetë minimumi 3.9 prej 4.0. . Ky çmim, sipas saj, është një burim i madh krenarie për të, është një moment i paharrueshëm në jetën e saj dhe një motivim për të vazhduar më tutje gjatë tërë rrugëtimit tim ku e kam patur përkrahjen e tyre morale.
Pos këtij suksesi, Drenusha këtë javë ka marrë edhe çmimin e studentes më të mirë në Departamentin e Shkencave Natyrore, në Earlham College në fushën e Biokimisë.