YONKERS NY : Në memorialin në Yonkers, New York, nën emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku pushojnë eshtrat e vëllezërve Mehmet, Agron dhe Yll Bytyqi, dëshmorë të kombit, të cilët brutalisht u vranë nga pjesëtarë të MUP-it serb, në qershor të vitit 1999, vendosi një kuror me lule Ambasadori i ri i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Valdet Sadiku.
Ambasadori Sadiku, i shoqëruar nga Ambasdori Frymëzim Isufaj, Konsulli i Përgjithëshm i Kosovës, në Nju Jork, Koloneli Ilir Qeriqi Atashe i Mbrojtjes, Kapiten Lulzim Krasniqi Atashe policor, z. Gani Shehu ish Komandant i Batalionit Atlantiku, dhe disa pjestar të këtij batalioni, dhe i gjithë stafi diplomatik, i KP, bëri homazhe tek varrezat e vëllezërve Bytyçi - dëshmorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Batalionit Atlantiku.
Po ashtu u takuan pjesëtarët e batalionit “Atlantiku”, në hotelin Royal Regency, aty prej nga ky batalion edhe u nis për të luftuar krah për krah bashkëkombësve në radhët e UÇK-së : “Me këtë rast duke i'u përulur veprës së Yllit, Agronit dhe Mehmetit u ridërgua kërkesa që urdhërdhënësit e vrasjes të dalin sa më parë para drejtësisë dhe të japin pëgjegjësi.”
Me rastin e vizitës së parë zyrtare në New York, prej marrjes së detyrës së re Ambasadori Valdet Sadiku, së bashku me stafin diplomatik nga Ambasada e RKS-së në Washington si dhe Ambasadori Frymëzim Isufaj nga Konsullata e Përgjithshme e RKS-së në New York, zhvilluan takime me veprimtarët e shquar z. Rrustem Gecaj, z.Harry Bajraktari dhe shumë të tjerë nga komuniteti shqiptar në New York. Poashtu, vizituan edhe Shoqatën më të vjetër Shqiptare "Vatra" në New York dhe u takuan me kryetarin Elmi Berisha e anëtarë të tjerë të Shoqatës duke u zotuar për bashkëpunim të ngushtë e aktivitete të përbashkëta.
Gjatë vizitës u zhvillua një takim edhe me z. Mark Gjonaj anëtar i Këshillit të Qytetit të New York-ut. Përveç mikëpritjes tradicionale me z. Gjonaj u bisedua për kontributin e diasporës dhe mënyrën më të mirë për përfshirjen e saj në fazat e ardhshme të rrugëtimit të Kosovës.
Diaspora jonë në Shtetet e Bashkuara me devotshmëri atdhetare, parreshtur kontribuoi në rrugëtimin për lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës, për çfarë jemi jashtëzakonisht krenar dhe përherë mirënjohës.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/11/auto_169814074_3848605961859488_4276308219237432126_n1618147411.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/11/auto_171234120_10219331768391349_5031776943084133571_n1618147415.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/11/auto_170017688_3848605728526178_376111187169732796_n1618147418.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/11/auto_170362879_3848605818526169_2098475298811640999_n1618147421.jpg)