Kongresi Panshqiptar Amerikan zhvillon takim me përfaqësues të DASH për vaksinat

Amerika

Kongresi Panshqiptar Amerikan zhvillon takim me përfaqësues të DASH për vaksinat

Nga: B.S Më: 14 prill 2021 Në ora: 14:46
Takimi virtual

Përfaqësuesit e Kongresit Panshqiptar Amerikan ka zhvilluar takim me 5 zyrtarë nga Departamenti i Shtetit pas një kërkese që organizata i bëri Sekretarit Antony Blinken për ndihmë në sigurimin e vaksinave kundër COVID-19 për Kosovën.“

Përveç diskutimit mbi bashkëpunimin e mundshëm për të ndihmuar Kosovën në prokurimin e vaksinave, pjesëmarrësit diskutuan edhe çështje të ndryshme me të cilat po përballet Kosova dhe rajoni, përfshirë dialogun, Gjykatën Speciale, vëllezërit Bytyqi, zgjedhjet e ardhshme dhe reformën në Drejtësi në Shqipëri, regjistrimin e popullsisë në Maqedoninë Veriore, pasivizimin në Preshevë dhe rritjen e paqëndrueshmërisë në Malin e Zi”, thuhet në kumtesë, që KPA ka publikuar në rrjetin social Facebook.

"Si përfaqësues të Departamentit të Shtetit, të pranishëm në takim ishin: David Kostelancik, Drejtor për Zyrën e Evropës Juglindore, Zyra e Çështjeve Evropiane, Michael Konstantino, Zëvendës Drejtor, Ilan A. Goodman, Zyrtar i Lartë për Zyrën e Kosovës, Wendy Rejan, Zyrtar për Zyrën e Kosovës dhe Malikat Rufai, Zyrtar për Zyrën e Maqedonisë Veriore dhe Zyrtar Mbështetës për Zyrën e Shqipërisë".

Kostelancik ka falëndereuar Kongresin Panshqiptar Amerikan për angazhimin dhe ofroi bashkëpunim në çështje të ndryshme me të cilat po përballet Ballkani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat