Historikisht në shoqëritë njerëzore feja dhe kombi kanë evoluar në interes të përbashkët gjithnjë duke e ruajtur bërthamë e çështjes kombëtare.
Feja nuk e dëmton kombin në as një rast, feja është edukatë, moral dhe ushqim i shpirtit të një shoqërie. Kombi pa fe mbetet i zbrazët sikur mulliri pa ujë.
Ne si komb me një kulturë të lashtë me tri besime fetare, historikisht e kemi mbjell dhe treguar gjuhën e tolerancës fetare, kemi ditur ta ruajmë e kultivojmë ketë element feta gjatë historisë andaj jemi shembull më i mirë për rajonin dhe botën.
Shteti ynë është sekular, feja është e ndarë nga shteti, mirëpo respekti dhe bashkëpunimi ka qenë dhe mbetet i shkëlqyer.
Andaj, me shumë kujdes duhet ruajtur e kultivuar nivelin e bashkëpunimit në raport me fenë dhe institucionet tona, kjo është në interes të ruajtjes së vlerave dhe kulturës kombëtare.