Brooklyn NY: Pronari i “Albis Party”, Naser Nika, i njohur në zonën e Tri-Shteshit,si promotor për organizmin e koncerteve të mëdha, ka organizuar mbrëm një concert me dy këngëtar të njohur, në Brooklyn, ku pjesmarrja dhe festimi ka qenë e madhe, madje po ta shikosh nga pjesmarrësit ai ishte jashtë edhe çdo parashikimi.
Koncerti i mbremjeve festive në komunitet me këngëtar dhe muzikant të njohur, një traditë e hershme në komunitetin shqiptar në Amerikë, u mbajt në sallen e restorantit “Avere” në pjesën e poshtme të Bruklinit.
Këngëtari Sinan Vllasaliu së bashku me këngëtaren Vjollca Luka, shoqëruar ne Keyboard nga Tan Papa ishin ata që poromotori Nika, zgjodhi të performojn për disa orë për të krijuar një atmosfer të bukur festive.
Padyshim që Sinan Vllasaliu, i cili është një ndër këngëtarët më të njohur shqiptar që gjithmonë ka arritur që mbrëmjeve të tilla muzikore në komunitet t’i dhurojë atmosfer të madhe festive , ishte së bashku me Vjollca Lukën edhe ajo e shkëlqyesheme në interpretimet e saj.
Vllasaliu dhe Luka preformuan në këtë mbrëmje disa nga hitet muzikore që edhe pse ka vite që janë publikuar, pra që i përkasin tre dekadave më parë por që vazhdojnë të mbesin në memorien e adhuruesve të muzikës popullore.
Këngëtari nga Kosova që jeton prej vitesh në SHBA dhe këngëtarja shkodrane Vjollca Luka, si duet vijonë të mbeten dy nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar dhe diasporën në mesin e një numëri të madh këngëtarësh dhe muzikantësh të komunitetit shqiptar në SHBA, që performojnë çdo javë.