Në kuadër të ditëve të mërgimtarve Shoqata Atdhetare Dibra nga New Yorku, për çdo verë organizon me mërgimtarët dibran, një turne Basketbolli "StreetBoll", eskursione, koncerte dhe takime me qytetarët, si dhe ka hapur shkolla verore për fëmijët e emigrantve dibran që kthehen për pushime verore në Dibër. Kurse, gjatë sesionit veror - plazhit në liqenin e Dibrës, ata paguajn shpenzimet për "Baywatch" për disa nga rojet e liqentit.
Këto aktivitete zhvillohen kuader te kalendarit “ Vera ne Diber ”, që organizohet për çdo vjet(perveçse vitin të kaluar nga pandemia) me rastin e verimit të dibranve kthimin e tyre nga kurbeti në qytetin e Dibrës, - Maqedonia e Veriut.
Shoqata Atdhetare Dibra në bashkëpunim me Klubin Bjeshkatar Ciklist “Dibra”, njofton në faqen e saj në rrjetin social Facebook, se "Vera ne Diber 2021 ”per here te pare ne qytetin e Dibres, u realizua nje aktivitet shume i vecante sportiv, nje turne sportiv "Triathlon" i cili ne vete mban tre disciplina te ndryshme sportive (not, ciklizem dhe vrap) nen moton “Dibra Triathlon ‘21”.
Ky aktivitet u ideua dhe u realizua nga Shoqata Atdhetare Dibra dhe Klubi Bjeshkatar Ciklist “Dibra”
Në njoftim thuhet se qellim kryesor i ketij aktiviteti ishte jo vetem te promovojme bukurite natyrore qe ofron qyteti por edhe per mundesine teknike qe ka per realizimin e ketij lloj eventi: " Treguam edhe njehere qytetarine dibrane dha dashurine qe kemi ndaj sportit e kete e deshmoi edhe vete pjesmarrja e dy vajzave dibrane , Krenare Karpuzi dhe Diellza Lleshi. Ne kete aktivitet morren pjese 7 ekipe me nga 3 pjesetare me nje total prej 21 sportistesh".
Fale vullnetareve te cilet ndihmuan ne kete aktivitet thuhet ne njoftim, arritëm qe te realizojme me shume sukses si dhe jemi te bindur qe tashme ky aktivitet do te behet nje event tradicional dhe me nje pjesmarrje edhe me te madhe.
Per vitin e ardhshem, shpresojme te gjejme perkahjen nga organet kompetente, perkatesisht nga policia rrugore per te mundesuar realizimin teknik per sigurimin te gares dhe garuesve.
Fituesit:
Vendi i pare,(Struga), me kohezgjatje prej 38min:38sec
Urosh Trpovski
Stefan Petreski
Davor Poposki
Vendi i dyte, 45.47 sec
Jon Batku
Arianit Piperku
Engjell Toçi
Vendi I trete, 55 minuta
Tallm Kaja
Sami Kaja
Arti Qormemeti
Vendi i katert, 55.51 sec
Diellza Lleshi
Durim Opre
Vullnet Lleshi
Vedi I peste , 58.37 sec
Ideal Çutra
Blerand Mullai
Valmir Çiçe
Vendi i gjashte, 59.25 sec
Ideal Karpuzi
Arber Kuka
Krenare Karpuzi
Vendi i shtate, 62.08
Meti Sela
Rigon Bahtijari
Enis Sela
Falenderim per perkahje:
Spitali Diber per mbeshtetjen ne kete aktivitetit
Fabrika e ujit “MAYA”
Vullnetaret : Ermal Marke, Tiron Marke, Betim Lleshi, Ajet Rexha, Ramadan Sula, Zini Verlaku, Engjell Telqiu, Blend Troci, Maxi , Adhurim Kaja ( pershfrytezimin e anijes) si dhe Blerti Daci per zerimin.