Mjeku shqiptar në SHBA, thirrje organeve të rendit në Kosovë: Mos i gjobisin qytetarët që nuk bartin maska

Amerika

Mjeku shqiptar në SHBA, thirrje organeve të rendit në Kosovë: Mos i gjobisin qytetarët që nuk bartin maska

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 00:30
Sylejman Çelaj

Mjeku shqiptar Sylejman Çelaj, i cili drejton departamentin e Kardiologjisë në spitalin e Barnabas në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka folur për pandeminë COVID-19.

Çelaj iu bëri thirrje organeve të rendit në Kosovë që mos t’i gjobisin qytetarët që nuk bartin maska.

Sipas tij mënyra e duhur është edukimi i qytetarëve dhe jo bërja e ligjit me kërbaç.

Sylejman Çelaj theksoi se institucionet shëndetësore duhet t’i informojnë qytetarët me rrezikun e virusit.

“Unë e di se Kosova është vendi më i varfër në Evropë. Njerëzit gjobiten me nga 10, 20 apo 30 euro që në disa raste paraqesin 20 apo 30 për qind të rrogës sepse i shkreti nuk ka maskë apo nuk ka mundësi të blejë maskë. Nuk është në rregull”.

“Pashë fotografitë e FSK-së që kishin dalë në rrugë dhe u jepnin falas maska atyre që nuk kishin. Sipas meje kjo është mënyra që të edukohet qytetari dhe jo me kërbaç ta bëjmë ligjin. Me kërbaç, me zor shqiptari nuk e do”.

“Ministria e Shëndetësisë duhet që t’i edukojë qytetarët dhe të ju tregojë për rrezikun që ka virusit. Nuk bëhet mjekësia me kërbaç”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat