Pesë vjetori i Shenjtërimit të Shën Nëna Terezës - Mesha në Kishën "Zoja e Shkodrës" në Nju Jork

Amerika

Pesë vjetori i Shenjtërimit të Shën Nëna Terezës - Mesha në Kishën "Zoja e Shkodrës" në Nju Jork

Nga: Beqir Sina - New York City Më: 6 shtator 2021 Në ora: 06:16
Shën Nëna Terezë

Me Rastin e Festës Shën Nanë Tereza, sot në Kishën Katolike "Zoja e Shkodrës" në Hartsdale- New York, është celebruar Mesha në nder të Shenjtës Nanë Tereses, nga celebranti Padër Gazmend Tinaj i shoqëruar në lutjet e tij nga meshtari Dom Pjetër Popaj.

Në Meshën solmene të mbajtur në këtë me rastin e pervjetorit të pestë të Shenjtërimit dhe Festës së Shën Nënë Terezës, morën pjesë dhjetra besimtar, dhe lider të komunitet .

Mbas Meshës në Qëndren Nanë Tereza, u mbajtë një ceremoni në të cilën morën pjesë disa mysafirë specialë; Kongresmeni amerikan Ritchie Torres, Komisioneri i Parqeve të NYC Bronx Borough Iris Rodriguez-Rosa,drejtues të Vatrës, dhe këshilltari Mark Gjonaj- Kryetar i Keëshillit Kombëtar të Diasporës (KKD).

Image

Këshilltari Gjonaj, erdhi në këtë Pesë vjetor të Shënjtërimit të Shën Nëna Terezes - me një njoftim dhe projekt të veçantë mbi Parkun Nënë Tereza, që si tha ai do të ngrihet së shpejti në qytetin e Bronxit - New York.

Ne u takuam në Qëndren Nanë Tereza, dhe e intervistuam Famullitarin e kishës Katolike "Zoja e Shkodrës" Dom Pjetër Popaj.

Ai foli për Meshën e mbajtur me rastin e Festës Shën Nanë Tereza, sot në Kishën Katolike "Zoja e Shkodrës" në Hartsdale- New York, ku është celebruar Mesha në nder të Shenjtës Nanë, nga celebranti Padër Gazmend Tinaj , dhe tubimin me disa mysafirë specialë; Kongresmeni amerikan Ritchie Torres, Komisioneri i Parqeve të NYC Bronx Borough Iris Rodriguez-Rosa, këshilltari Mark Gjonaj, dhe drejtues të Vatrës.

Image

"Kjo është një ditë e gëzueshme jo vetëm për kishën tonë por do të thoja për krejt Shqiptarët, kudo janë . Kjo është ditë Faleminderimi, shprese dhe besimi. Po ashtu dita e sotme është edhe nji homazh i OKB-së, për veprën e personalitetit të Nënë Terezës, që pasqyron bukurinë e bamirësisë e të varfërisë" tha Dom Pjeteër Popaj, duke shtuar " Sikurse Zoti na i ka bërë dhurat që ne shqiptarët me pasë një Shejtëresh , si ka bërë Nana Teresen".

"Kujtimi më i bukur jan veprat e saj,që kan prekur botën janë frymëzimet që ajo ka lënë, sakrificat e saj. Ajo megjithëse është fizikisht e ndarë prej nesh, por shpirti i saj qëndron akoma në mesin tonë, në mesin e çdo personi, sidomos në misionin e saj, në Kuvendin e saj, në motrat e saj, priftërinjtë, të gjithë personat që e ndjekin atë mision, në shërbim ndaj Zotit, për Zotin, ndaj njerëzve, ose njerëz që me dashuri të plotë e dedikojnë jetën e tyre në shërbim për Zotin, të varfërve e të sëmurve të gjithë atyre njerëzve që nuk e kanë mundësinë të kujdesen për vete."

5 shtatori, është kremtuar sot në ditën e Festës liturgjike të Nënë Terezës

Image

Po me që Nëna Tereza e të varfërve më të varfër i përket gjithë botës, në vitin 2012, Kombet e Bashkuara vendosën të themelojnë, për nder të Saj, Ditën ndërkombëtare të bamirësisë, pikërisht me 5 shtator, për të afirmuar rëndësinë e solidarietetit dhe të mirëkuptimit reciprok, në dialog ndërmjet kulturave dhe feve të ndryshme, tha Radio Vaticani, përcjell gazeta jonë.

Kjo ditë synon edhe të sensibilizojë e t’i mobilizojë njerëzit e gjithë botës për t’i ndihmuar nevojtarët, përmes veprimtarive të vullnetariatit. U zgjodh pikërisht 5 shtatori, data e lindjes për qiell të Nënë Terezës, simbol i mëshirës së krishterë dhe Çmim Nobel për Paqen.

Image

Dita e sotme është homazh i OKB-së për veprën e personalitetit të Nënë Terezës, që pasqyron bukurinë e bamirësisë e të varfërisë. Bukuria e saj transmeton bukurinë e shëmbëlltyrës ungjillore të Samaritanit të mirë. Për t’u shprehur me fjalët e Shën Gjonit XXIII “bamirësia është një nga shtyllat e paqes!”.

Dita e bamirësisë

Dita Ndërkombëtare e Bamirësisë u themelua më 2011 me nismën e shoqërisë civile hungareze dhe mbështetjen e Parlamentit e të Qeverisë së vendit. Një vit më pas, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara zgjodhi 5 shtatorin si datë për këtë ditë. Është “Një mënyrë për ta mbajtur gjithnjë lart figurën e Nënë Terezës!”.

Por më shumë akoma, mënyrë për të ecur në gjurmët e kësaj Gruaje, që diti të fitojë kaq shumë famë, pa i shkuar as nëpër mend ta kërkonte famën. E as këtë ditë, kushtuar Asaj, që shkeli në të gjitha shtigjet e botës me këmbët mbathur me sandalet e ngrëna nga rruga. E kremton gjithë bota pra, ditën kur, pasi kishte parë ferrin mbi tokë, shtegtoi për herë të fundit, drejt portave të Parajsës!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat