Edhe, pse ka qenë mjaft e vështirë të zhvillosh aktivitet në komunitet, duke pasur parasysh masat dhe kujdesin e treguar nga pandemisë botërore të Covid-19, Shoqata ”Kraja” në Staten Island – New York, nuk është ndalur.
Shoqata Kraja me seli në New York, në faqen e saj në Facebook, ka vendosur disa nga aktivitet e saj për këtë vit.
Kjo shoqat thotë se ka shperndar ndihma financiare për studentet nga Kraja për vitin akademik 2020/2021.
Duke sqaruar se këtë vit kanë aplikuar 14 student dhe të gjithë kanë përfituar të njëjtën shumë nga 1000 dollarë, nga konkurisi që si thotë kjo shoqatë ishte i hapur nga 17 Shkurti deri me 31 Mars 2021 dhe të drejt aplikimi kishin të gjith studentët nga Kraja.
“Të gjithë studentet që aplikuan dhe përfituan ndihmë u urojmë vitë të mbarë dhe suksese të pa fundë në rrugëtimin e tyre akademik kurse si gjithmonë falenderojmë komunitetin tonë për perkrahjen e vazhdueshme”, Shoqata Kraja Staten Island NY.
Po ashtu kjo shoqatë me degën e saj në Kraj, për gjatë muajit të Ramazanit, për njerëzit në nevojë ndau ndihma për t’ja u bërë sa më të leht e të gëzueshëm Ramazanin edhe disa besimtarve krajanë.
Ajo shkruan se në Qershor, ka përfunduar me sukse turniri i Voljebollit i organizuar nga Shoqata Kraja në Staten Island, NY
Ishin 7 ekipe pjesmarrese te ndarëne dy grupe:
Grupi A
1-Ostrosi
2-Veliqi
3-Arbneshi
4-Berjashejt
Grupi B
1-Skjeja
2-Ana e Malit
3-Hoxha Girls
Në fazën eleminuese kaluan 4 ekipe
Ana Malit – Ostrosi 0:2
Skjeja – Arbneshi 0:2
Në finale u takuna Arbneshi dhe Ostrosi dhe Arbneshi triumfoj me rezultatin 2:1
Falenderojmë të gjitha ekipet pjesmarrëse, por edhe donator të shumtë që ju përigjën thirrjes sonë për nje projekt bamirsie ne Kraje.
Në total janë mbledh 6780.00 dollarë
Pikniku, i cili është i një rëndësie të madhe për komunitetit krajan, në kultivimin dhe përforcimin e mardhënieve në mes vet krajanëve, pjestarëve të këtij komuniteti, në kultivimin dhe përforcimin e mardhënieve në mes fëmijëve si dhe bartja, treshëgimia dhe ruajtja e traditave të trevës këtu në diasporë, u mbajt ditën e diel më 6 Gusht, në Crompod Rd, Yorktown Hights NY, njofton në faqen e saj në Fb, kjo shoqatë.
Mirsad Kovaçi kryetari i Shoqatës Atdhetare Kraja, Hysen Kraja nënkryetari dhe ish kryetarët Hamid Alaj dhe Dul Perashi janë shprehur se “Ky aktivitet masiv do të vazhdojë në traditën e aktiviteteve patriotike që kjo shoqatë zhvillon prej tre dekadash.”