"Ai ishte shumë i lumtur për këtë, dhe unë shpresoj se kjo do të frymëzojë Shqiptarët në Shqipëri të heqin qafe Edi Ramën dhe Socialistët nga pushteti"
U gëzova shumë mbrëmë kur e dëgjova i Nderuarin, Mark R. Levin, i njohur si "The Great One", autori më i shitur i New York Times, kur tha në programin e tij në radio se libri i tij i ri, "American Marxism (Marksizmi Amerikane)" do të botohej në Shqipëri.
Ai ishte shumë i lumtur për këtë, dhe unë shpresoj se kjo do të frymëzojë Shqiptarët në Shqipëri të heqin qafe Edi Ramën dhe Socialistët nga pushteti.
Unë e kam marrë kopjen time të autografuar nga Mark Levin dhe mezi pres ta lexoj.
Kur u takova më Mark Levin dhe i thashë se unë jam Shqiptar, ai më tha se ai, si një Hebre-Amerikan, ishte shumë mirënjohës ndaj Kombit Shqiptar për shpëtimin e Hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai tha se ai dhe Kombi Hebrenj janë përgjithmonë borxhli Kombit Shqiptar.
Gjithashtu, kur Izraeli e njohu Kosovën, Mark Levin e falënderoi Presidentin Trump, në programin e tij në radio, për ndihmen dhe punën në realizimin e kësaj njohje shumë e rëndësishme për Izraelin dhe Kombit Shqiptar, ai ishte gjithashtu mirënjohës që Kosova iu bashkua Amerikës në vendosjen e Ambasadës në Jeruzalem.
Mark Levin punoi në Administratën i Presidentit Reagan dhe është një mik shumë i ngushtë personal i Presidentit Trump, dhe një udhëheqës në lëvizjen Konservatore Republikane, një tmerr i vërtetë për Socialistët.