Integriteti është një faktor i rëndësishëm si për administrimin e zgjedhjeve të lira dhe të drejta, ashtu edhe për pjesëmarrjen e partive politike, kandidatëve, grupeve të interesuara dhe të votuesve.
Nga zgjedhjet dalin fituesit dhe të humburit. Çdokush dëshiron të jetë fitues, pakkush e dëshiron humbjen.
Integriteti është pjesë e brendshme e parimeve të një demokracie dhe është pjesë përbërëse e zgjedhjeve të lira dhe të drejta.
Zgjedhjet e lira, të drejta dhe konkuruese janë bazë për një formë të përfaqësimit të qeverisë. Pa integritet, nuk ka garanci se në rezultatin e zgjedhjeve do të pasqyrohet vullneti i votuesve.
Qytetarët e Republikës së Kosovës, në zgjedhjet e 17 tetorit 2021 treguan integritet që është pjesë e brendshme e parimeve të një demokracie dhe është pjesë përbërëse e zgjedhjeve të lira dhe të drejta.
Në zgjedhjet e 17 tetorit 2021 fitues doli populli, sepse sovrani vulosi me votën e tij, të lirë e demokratike për më të mirin.