Flamuri kuq e zi - u valvit edhe në Wall Street - distriktin e madh financiare në New York City

Amerika

Flamuri kuq e zi - u valvit edhe në Wall Street - distriktin e madh financiare në New York City

Nga: Beqir Sina Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 12:40
Foto ilustrim

Përkundër faktit që në vendin mëmë - mëmëdheun tonë të dashur, vend origjinën tonë 28 Nëntori - Dita e Flamurit kuq e zi, Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë festohet ose kremtohet - shënohet, vetëm në një ditë, në diasporë Amerikë e Kanada festohet një muaj.

Madje në Kanada dhe SHBA, simbas një tradite të hershme, prej kohës së klubeve të para shqiptare një shekull më parë,është traditë të festohet e gëzohet disa ditë para dhe pas datës 28 Nëntorit.

Te shqiptarët në diasporë e në veçanti për dallim Kanada dhe Amerikë, festat tona komëtare festohen më shumë se në Atdheun tonë të dashur.

Një rast i tillë nuk u ka « shpëtuar » edhe dy punonjësve shqiptar të një gradaçieli në New York.

Ali Skara ( nga Dibra) dhe Mentor Mata, (nga Mati) të cilët jo vetëm më 28 Nëntor, por edhe dy tre ditë më pas e mbajtën flamurin kuq e zi të ngritur në shtizën e ndërtesës gjigande (50 flor, kate) Wall Street - një pamje kreanarie që kishte rrëmbyer si treguan ata edhe kurreshtjen e vizitorve të shumtë në distriktin e famshëm financiar.

Kjo është zemra e zhurmshme financiare e qytetit, të New Yorkut shtëpia e Wall Street dhe rrokaqiejt vezullues. Trotuaret zhurmojnë gjatë çdo dite të javës dhe, pas punës, turist, vizitor dhe puntor profesionistë, të rinj e te reja mbushin restorantet dhe baret e South Street Seaport dhe Stone Street vetëm për këmbësorët.

Memoriali dhe muzeu i zymtë Kombëtar i 11 Shtatorit, në gjurmët e Kullave Binjake, është gjithashtu këtu. Mbi të gjitha është observatori në majë të Qendrës Botërore të Tregtisë.

Image
Image
Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat